Editorial

Nga njohja tek mosmarrëveshjet me Kryemadhin, flet Meta për raportet me bashkëshorten: S’ka qenë e lehtë

4 Janar 2021, 22:20 Nga DOSJA
Nga njohja tek mosmarrëveshjet me Kryemadhin, flet Meta për raportet

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e sotma ka folur dhe për raportet me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

I ftuar në emisionin “Opinion” ai ka thënë se Monikën e ka takuar atë ditë që ishte takuar Musa Ulqinin, dhe se asokohe Kryemadhi ishte 16-vjeçe. Ndër të tjera ai ka thënë se nuk është e lehtë që në një familje të ketë dy persona që merren me politikë, duke shtuar se mes tyre ka pasur dhe mosmarrëveshje.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Kur e keni takuar për herë të parë Monika Kryemadhin?

Meta: Atë ditë që shkova takova Musa Ulqinin.

Fevziu: Pse u lidhët me të?

Meta: Jam lidhur pas 2-3 vitesh. Ka qenë shumë interesante, sepse ajo ishte 16 vjeçe dhe mori përsipër të sillte më shumë njerëz nga të gjithë. Askush nuk e mori parasysh se kjo mund të ndodhte, por ndodhi që shkolla “Petro Nini” atë ditë la shkollën dhe erdhi në Pallat të Kongreseve.

Fevziu: Është e lehtë që në në një familje të dy të merren me politikë?

Meta: E lehtë nuk është, por kjo ka ndodhur natyrshëm nuk ëshë e sforcuar.

Fevziu: Tani që ajo është drejtuese e LSI, keni mosmarrëveshje?

Meta: Gjithmonë kemi patur mosmarrëveshje në pikëpamjen e bindjeve, sepse të dy jemi shenja e dashit.

Fevziu: Kanë qenë të vështira këto vite me Monika Kryemadhin?

Meta: Të lehta s’kanë qenë, por kanë qenë të mbushura me ngjarje.

Fevziu: Ka ndodhur që s’ju pyet?

Meta: Ka ndodhur, siç ishte djegia e mandateve kur unë isha në Gjerjmani.

Fevziu: Vazhdoni të jeni kundër?

Meta: Jam kundër lënies së fushës bosh.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Editorial 4 Janar 2021, 15:05

Pas Maskës së Pandemisë

Shpërndarja e ushqimeve nga organizmat e mëdha e deri tek ato që kryejnë shitjen përfundimtare (njësitë e shitjes), ose kur flasim për prodhimin, nga fermeri në...

Editorial 2 Janar 2021, 12:52

Një lypës të mirë apo një qeveri normale?

Qetësia e 1 janarit, u prish nga lajmi i bujshëm i 500 mijë vaksinave, që Kryeministri kishte regjistruar më parë, për ta shpallur në ditën e parë të vitit. Ka ...

Editorial 2 Janar 2021, 08:12

Corona është këtu dhe do të mbetet

Angela Merkel ka të drejtë: diçka ka ardhur, ka ardhur në të gjithë botën gjatë vitit 2020, diçka që askush nuk e priste. Në fjalimin e saj tradic...

Editorial 31 Dhjetor 2020, 10:53

Dhe doktor Iliri doli armiku më i madh i popullit!

“U gjet armiku që nuk na pranuan në BE, që ikin dritat, që s’kemi ujë, që jemi pa gjykata, që një skizofren e kemi në krye, që borxhi ia kaloj malit të Dajtit. ...

Editorial 30 Dhjetor 2020, 11:03

Maskarenjtë dhe horrat i krijon pushteti

Ndodhin fenomene të renda, të natyrave të ndryshme në vendin  tonë – deri në tragjedi  dhe atëherë kur bëhen pjesë e medias kujtohemi të gjithë t’i dënojmë. Rea...