Art&Argëtim

Ndahet nga jeta vëllai i Robert Aliajt, artisti: Në këto kohë kolerash jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brenda nesh

13 Janar 2021, 09:53 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta vëllai i Robert Aliajt, artisti: Në këto

TIRANË– Artisti Robert Aliaj ka humbur ditën e sotme të vëllain, Rexhep Aliaj, i cili ka qenë një prej piktorëve dhe skenografëve të njohur të kohës. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë artisti përmes një postimin në rrjetin social ‘Facebook’.

Aliaj shprehet se në këto kohë të vështira të krijuara nga pandemia, janë të detyruar të mbajnë hidhërim brenda në shpirt.

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj.Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”, ka shkruar ai.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz rexhep aliaj robert aliaj robert aliaj humb vellain rexhep aliaj robert aliaj robert aliaj humb vellain

Sondazh

Poll