Art&Argëtim

Pas statusit të fundit, u tha se e tradhtoi parntnerja dhe u ndanë, S4MM sqaron publikun: Është kënga e re

12 Janar 2021, 14:05 Nga DOSJA
Pas statusit të fundit, u tha se e tradhtoi parntnerja dhe u ndanë,

KOSOVË-Reperi Samir Selimi ose i njohur me emrin e tij artistik si S4MM, i ka dhënë fund martesës së tij me Filis Ismaili. Dyshimet për ndarjen e tyre kanë nisur, pasi u zbulua se ata të dy nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Gjithashtu fansat vunë re se S4MM kishte fshirë nga profili i tij të gjitha fotografitë që kishte bërë në ditën e martesës me Filis. Ndërsa kjo e fundit i mbante ende në profilin e saj, derisa një ditë vendosi të bënte të njëjtën gjë si reperi.

Por, lajmi për ndarjen e tyre u konfirmua dhe nga  “Telegrafi.com” nga burime pranë çiftit. Motivet e ndarjes nuk u bënë të ditura, por u dyshua se Filis e kishte tradhtuar S4MM, për shkak të një statusi që ai bëri në rrjete sociale.

Reperi shkruante në statusin e tij në Instagram  “Tradhtare” shoqëruar me figurën e një shtrigem, ku postimi i nxiti disa të mendonin se ai i drejtoheje ish-partneres së tij.  Por këto dyshime u sqaruan shumë shpejt nga resperi, i cili ka bëri sërish në status shkruan se statusi i referohej këngës së tij të re.

“Tradhtare është emri i këngës së re”, ka shkruar reperi dhe deklaratën e tij e ka rrethuar me një ngjyrë të kuqe, që ta merrnin vesh të gjithë.

Postimet e tij: 

Arsyeja e ndarjes së çiftit, duket se nuk është tradhtia,  por diçka tjetër, që mesa duket ata nuk dëshirojnë ta bëjnë publike, të paktën për momentin. Ndërkohë kujtojmë se S4MM dhe Filis Ismaili u martuan në tetor të 2020-tës në Belgjikë, ku organizuan një dasmë modeste mes miqsh e të afërmish.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz filis ismaili s4mm samir selimi filis ismaili s4mm samir selimi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Janar 2021, 17:13

DashiNje takim shume i rendesishem me dike qe ju lidh nje projekt apo nje mik qe ju drejton drejt nje lidhje me logjike edhe ne raportet erotike.DemiDo ndjeheni...