Art&Argëtim

Rikthehet “Seksi dhe qyteti”, seriali lajmëron seri të reja por pa ‘Samanthan’

13 Janar 2021, 06:34 Nga DOSJA
Rikthehet “Seksi dhe qyteti”, seriali lajmëron seri të

SHBA– Seriali “Seksi dhe qyteti” ka lajmëruar kthimin e tij me seri të reja, 20 vite pasi korri sukses të jashtëzakonshëm me debutimin e tij.

BBC shkruan se jeta e katër grave të Nju Jorkut që punonin dhe bashkë me punën alternonin marrëdhëniet e tyre, do të shfaqet sërish në ekran, por këtë herë me mungesa.

Gratë do të jenë vetëm tre, pasi Kim Cattrall, i cili luajti personazhin popullor Samantha, nuk do të shfaqet. Këtë herë, ndjekësit do të kenë mundësi të shohin vetëm Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis.

Stafi i filmit nuk ka dhënë asnjë sqarim për mungesën e Catrall por mendohet se shkaku janë tensionet e krijuara mes aktores dhe drejtuesve të këtij projekti.

Seriali i ri do të përbëhet nga 10 episode me nga gjysmë ore secili dhe do të fillojë në fund të pranverës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz seksi dhe qyteti seksi dhe qyteti

Sondazh

Poll