Art&Argëtim

VIDEO PREKËSE/ Vaksina u jep shpresë për të jetuar! Çifti i moshuar shkojnë vetë tek ‘Air Albania’: E dëgjuam në te

11 Janar 2021, 17:35 Nga DOSJA
VIDEO PREKËSE/ Vaksina u jep shpresë për të jetuar!

TIRANË– Shqipëria nisi sot fazën e parë të vaksinimit anti-Covid me bluzat e bardha, duke i injektuar dozën e parë shefes së spitalit Infektiv, Najada Çomos. Por jo të gjithë duket se e kanë kuptuar për çfarë bëhet fjalë.

Një çift të moshuarish janë keqkuptuar dhe janë nisur vetë për në stadiumin “Air Albania” me shpresën se sot do të vaksinoheshin gjithashtu me dozën e parë anti-COVID. Edhe pse gazetarja e OraNews, ka tentuar që t’i ndërgjegjësojë, sërish ata nuk e kanë besuar, duke i përmendur se e kishin dëgjuar në televizor.

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazetarja: Pse keni ardhur këtu zotëri?

I moshuari: Për vaksinat kena ardh. Në televizor kena dëgju dhe kemi ardh mos na i bën kush. Me zor po presim…

E moshuara: Janë të mira prandaj u nisëm

Gazetarja: E dini që sot do të vaksinohen edhe mjekët?

E moshuara: Aty e pamë në. Edhe pensionistët mbi 75 vjeç. E dha televizori gjithë ditën. Për atë punë erdhëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale koronavirusi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi shqiperia koronavirusi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi shqiperia

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Janar 2021, 17:13

DashiNje takim shume i rendesishem me dike qe ju lidh nje projekt apo nje mik qe ju drejton drejt nje lidhje me logjike edhe ne raportet erotike.DemiDo ndjeheni...