Art&Argëtim

Ardit Gjebrea telefonon bashkëshorten në mes të emisionit dhe i thotë: Të dua

11 Janar 2021, 10:28 Nga DOSJA
Ardit Gjebrea telefonon bashkëshorten në mes të emisionit dhe i

TIRANË– Ditën e djeshme, Ardit Gjebrea gjatë rubrikës “Gjysma ime” , në emisionin e Diela Shqiptare në TV Klan, zhvilloi një intervistë me Prefektin e Qarkut të Tiranës, Toni Gogu dhe me bashkëshorten e tij, Edin.

Ata janë kanë folur për jetën e tyre personale dhe profesionale. Në hyrje të emisionit, Toni Gogu i ka bërë gruas së tij prezantimin më të bukur dhe romantik, ku çdo grua do dëshironte ta dëgjonte nga bashkëshorti i saj.

Pjesë nga biseda:

Ardit Gjebrea: Kur është në punë, kujdeset për ty?

Edi Gogu: Përpiqet. Më dërgon mesazhe, më dërgon ndonjë nga ato zemrat dhe nëse ndonjëherë nuk ka kohë, në darkë i them: “Po sot?”

Ardit Gjebrea: Ari ma sill pak telefonin, të lutem. Më duhet të bëj diçka. (Telefonon bashkëshorten)

Anila Gjebrea: Jam tek grimi.

Ardit Gjebrea: Jo, thjesht të mora për të të thënë të dua, kaq. Mirupafshim!

Anila Gjebrea: U sa i mirë që je, edhe unë të dua!

Arditi dhe Anila vetëm pak ditë më parë festuan 30-vjetorin e martesës së tyre, ku në rrjetet sociale i kushtuan dedikime të ngrohta dashurie për të rikujtuar përvjetorin e tyre. Ata kanë dy fëmijë, Jonin dhe Anën.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ardit gjebrea ardit gjebrea

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Janar 2021, 15:43

Pse duhet të lexojmë Ismail Kadarenë?

Arsyeja kryesore dhe më e rëndësishmja pse duhet të lexojmë Ismail Kadarenë është se ai është një rrëfimtar i shkëlqyer. Rrëfen histori të mrekullueshme – dhe r...

Art&Argëtim 10 Janar 2021, 09:03

TIRANË– Jofiel Koço, astrologu i njohur shqiptar ka bërë lexuar yjet lidhur me personazhet kryesorë të politikës shqiptare. I ftuar në emision...