Art&Argëtim

Ç’ndodhi? Niki Delijorgji ‘SHERR’ me Rezart Veleshnjan: Je seksist, ofendues, manipulues, misogjenist dhe…Aktori: E paa

10 Janar 2021, 19:25 Nga DOSJA

TIRANË- Niki Delijorgji është përfshirë në një sherr me aktorin e humorit Rezart Veleshnja. E ftuar në  emisionin  “Shiko Kush Luan”, Niki u zotua “t’i parashikonte” të ardhmen të ftuarve të tjerë, por pa e pritur që një gjë e tillë do të përfundonte në debat.

Çfarë ndodhi mes tyre?

E para që nisi të shihte letrat ishte Françeska Jaçe dhe në një moment, Niki i thotë se duhet të dojë më shumë veten dhe të vendosë barriera, kur e sheh që të tjerët po e teprojnë. “Ai nuk të ka respektuar gjatë emisionit. E ka kaluar masën dhe të ka ofenduar.”– shprehet ish-missi teksa i është drejtuar me gisht aktorit të humorit.

Menjëherë ka reaguar Françeska, e cila ka thënë se ajo me aktorin janë miq të vjetër, por nuk ka munguar as ndërhyrja e aktorit. Rezarti u kthye nga Niki për ta sqaruar pjesën “e ofendimit”, duke i thënë se janë miq prej shumë kohësh. Por Niki ka shtuar se ajo është ofenduar nga mënyra se si është sjellë aktori në emision.

“Edhe çfarë? Sidoqoftë, unë jam ofenduar që jam këtu femër, jam ofenduar se si je sjellë. Kaq! Nuk po flas me ty, në këto momente unë jam e lidhur dhe ti nuk ke punë me mua.”-i përgjigjet Niki.

Veleshnja, është përpjekur përpiqet ta ç’dramatizojë situatën duke vënë në lojë “lidhjen me ëngjëjt” për të cilën Delijorgji flet. Por asgjë nuk ka ka mbaruar me kaq pasi zënkat mes tyre kanë vazhduar dhe në rrjetet sociale. Ka qenë Niki e para që ka bërë një instastory duke i thënë se ai është një person seksist, ofendues, manipulues dhe shumë antipatik.

Pas kësaj ka ardhur e menjëhershme përgjigja e aktorit, po në rrjetet sociale, ku i është përgjigjur duke i thënë se është e paaftë mendërisht:

“Ti nuk meriton të dalësh në Story-it e mia. Edhe pse je personazh antipatik për të gjithë publikun, unë do ndaj mendimin tim. Ti je seksist, ofendues, manipulues, misogjenist dhe aspak i talentuar. Je njeri i ulët pa asnjë vlerë humane. Të shash familjen e dikujt sepse ndihesh aq inferior dhe s’ke si të tkthesh përgjigje tregon nivelin tënd 0. Të mos respektosh momentin që unë jam “lidhur” me ëngjëj të pastër gjatë një emisioni tregon shumë mirë që t’u acaruan djajtë e tu të brendshëm.”- shkruan Niki.

“E kuptoj plotësisht gjendjen tënde mendore nga se vjen. Mos u mërzit sepse unë babain artist e kam dhe jam mirë mendërisht, por kjo nuk do të thotë që ti të dëmtosh veten vetëm se babai yt ka bërë disa gabime. Mos e vrit mendjen, po unë do të thoja mos dil nëpër TV se i ngacmon plagët njerëzve. Uroj të bëhesh mirë dhe të jesh sërish e aftë mendërisht.”- shkruan Rezarti.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz niki delijorgji rezart veleshnjan sherri niki delijorgji-rezart veleshnja niki delijorgji rezart veleshnjan sherri niki delijorgji-rezart veleshnja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Janar 2021, 15:43

Pse duhet të lexojmë Ismail Kadarenë?

Arsyeja kryesore dhe më e rëndësishmja pse duhet të lexojmë Ismail Kadarenë është se ai është një rrëfimtar i shkëlqyer. Rrëfen histori të mrekullueshme – dhe r...

Art&Argëtim 10 Janar 2021, 09:03

TIRANË– Jofiel Koço, astrologu i njohur shqiptar ka bërë lexuar yjet lidhur me personazhet kryesorë të politikës shqiptare. I ftuar në emision...