VIDEO/ Piloti i avionit ultimatum mbështetësve të Trump-it: Silluni mirë ose do ju ul në tokë!
11 Janar 2021, 10:53Nga DOSJA
SHBA- Tri ditë pasi mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kongresin amerikan dhe krijuan kaos, i cili shkaktoi pesë të vdekur, shumë të plagosur dhe më shumë se 60 të arrestuar, u shfaq një video nga një aeroplan në të cilin udhëtonin pikërisht mbështetës të presidentit aktual amerikan.
Aeroplani i American Airlines ishte i mbushur me mbështetës të Trump-it dhe po fluturonte nga Uashingtoni në Phoenix të premten, 8 janar. Pasagjerët këndonin gjatë gjithë kohës dhe nuk kishin veshur as maska. Për më tepër ata vendosën një banderolë në tavan të avionit ku shruhej ‘Trump 2020’. Për shkak të sjelljes së tyre, kapiteni njoftoi se do t’i linte në mes të Kansasit nëse nuk fillonin të silleshin si duhet.
Një regjistrim i mesazhit të kapitenit u publikua në rrjetet sociale. Sigurisht, mbështetësit e Trump nuk ishin të kënaqur.
“Do të jetë kështu … fluturimi zgjat katër orë e gjysmë për Phoenix. Ne do të zbresim këtë aeroplan në mes të Kansasit dhe do t’ju zbresim…Nuk më intereson. Ne do ta bëjmë nëse është e nevojshme, kështu që veprojmë siç duhet, ju lutem”,– tha kapiteni, siç mund të dëgjohet në regjistrim.
Wow. I’m on a plane full of patriots flying from DC to Phoenix and we started chanting “USA” …and the Captain came on said told us he’d drop us off in Kansas if he had to if we didn’t obey their every single rule.
American Airlines mbrojti pilotin e saj dhe një zëdhënës i tha New York Post se piloti theksoi rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve të dhëna nga anëtarët e ekuipazhit dhe ndjekjen e rregullave të detyrueshme për të mbajtur maskë.
“Në American Airline ne e marrim seriozisht sigurinë e udhëtarëve tanë dhe vlerësojmë besimin që ata i japin ekipit tonë për t’u kujdesur për ta gjatë gjithë udhëtimit,”– shtoi kompania.
Twitter ndërkohë ka fshirë një prej videove denoncuese, me pretendimin se kishte pamje të rënda.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Nënpresidenti Mike Pence i është dhënë 24 orë kohë që të amendamentin e 45-të për të shkarkuar Donald Trump nga detyra ose Demokratët do të fillojnë proce...
KOSOVË- Reshjet e shumta të shiut në Kosovë kanë bërë që udhëtimet të hasin vështirësi në shumë qytete.Për shkak të reshjeve të shumta në Kosovë është bllo...
KONGO– Njerëz të armatosur kanë vrarë të paktën gjashtë roje dhe kanë plagosur disa të tjerë në një pritë në parkun kombëtar Virunga të Republikës Demokra...
KIRGISTAN- Kryeministri në largim i Kirgistanit, Sadyr Japarov ka fituar 80% të votave të popullit për tu bërë President i vendit. Lajmin e kanë bërë të ditur m...
KINË– Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë me ekspertë ndërkombëtarë i ngarkuar me hetimin e origjinës së pandemisë Covid-19 do të mbërrijë në K...
JAPONI– Balena e re, e cila ishte bllokuar brenda rrjetave që nga 24 Dhjetori, u vra me atë që dukej të ishte një armë që shpërtheu herët në mëngjesin e s...
Bota11 Janar 2021, 08:56
ITALI- Papa Françesku ka folur mbi protestën e dhunshme që u bë në SHBA në 6 janar. Gjatë meshës ditën e djeshme në Vatikan ai tha se dhuna është gjithmo...
SHBA– Zyra e Kabinetit refuzoi të mohonte që ligje të reja më të ashpra po vinin, dhe në vend të kësaj vuri në dukje deklaratën e paqartë të Matt Hancock ...
GREQI– Shpëthen bomba në makinën e gazetarit! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët evona të mbrëmjes së kaluar në Greqi. Mediat lokale shkruajnë se bomba është ve...