Bota

Pence ka 24 orë kohë për të hequr Trump nga detyra ose Demokratët do të fillojnë procedurat për t’i dhënë fund a

11 Janar 2021, 10:42 Nga DOSJA
Pence ka 24 orë kohë për të hequr Trump nga detyra ose

SHBA- Nënpresidenti Mike Pence i është dhënë 24 orë kohë që të amendamentin e 45-të për të shkarkuar Donald Trump nga detyra ose Demokratët do të fillojnë procedurat për fajsimin e tij në lidhje me trazirat vdekjeprurëse në Capitol. Kryetarja e Kongresit Nancy Pelosi i ka bërë të qartë Pence se Trump nuk i besohet të mbarojë mandatin e tij pasi i kërkoi mjërave amerikanëve që të marshonin në Capitol në 6 janar. Shumë persona që sulmuan oficerët e policisë dhe kryen shumë krime në atë ditë janë arrestuar dhe se zyrtarët kanë hapur 25 hetime për terrorizëm.

“Në mbrojtjen e Kushtetutës sonë dhe Demokracisë sonë, ne do të veprojmë me urgjencë, sepse ky President përfaqëson një kërcënim të pashmangshëm për të dyja,” tha Pelosi.

Dhoma pritet që të mblidhet në orën 11:00 ditën e sotme, ku do t’i kërkojnë Pence që të kërkojë ndryshimin e 25-të, i cili duhet përmendur se nuk  është përdorur kurrë më parë në Kushtetutën e SHBA-së. Kërkimi i ndryshimit të 25-të lejon nënpresidentin dhe kabinetin drejtues që të heqin një president nëse konsederohet i papërshtatshëm për punën e tij. Nëse Pence nuk merr përsipër që të heqë Trump, atëherë Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për ta shkarkuar Trump nga detyra e tij me akuzën e kryengritjes së popullit dhe dhunës.

Trump akuzohet për shumë gjëra në këto momente nga Demokratët dhe disa shtete të tjera si Irani për vrasjen e gjeneralit të Ushtrisë, Qasem Soleimani si dhe për presione ndaj Ukraniës për të hetuar Biden dhe djalin e tij Hunter. Të gjitha këto akuza ndaj Trump si edhe shtimi i protestës së dhunshme në Capitol nuk i lejojnë atij që të kandidojë në 2024 sërish për President, siç edhe ai ka lënë që të kuptohet për kandidimin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden mike pence nancy palosi donald trump joe biden mike pence nancy palosi

Sondazh

Poll

Bota 11 Janar 2021, 08:56

ITALI- Papa Françesku ka folur mbi protestën e dhunshme që u bë në SHBA në 6 janar. Gjatë meshës ditën e djeshme në Vatikan ai tha se dhuna është gjithmo...