Bota

11 Janar 2021, 08:56 Nga DOSJA

ITALI- Papa Françesku ka folur mbi protestën e dhunshme që u bë në SHBA në 6 janar. Gjatë meshës ditën e djeshme në Vatikan ai tha se dhuna është gjithmonë vetëshkatërruese dhe se me të nuk fitohet asgjë. Në fjalën e tij ai u shpreh se i nxit autoritetet shtetërore dhe popullsinë amerikane që të tregojnë përgjegjësi dhe të promovojnë pajtimin kombëtar. Ai gjithashtu tha se e vetmja mënyrë për të mbizotëruar vlerat demokratike në SHBA është qetësimi i zemërimit.

“E ritheksoj që dhuna është gjithmonë vetëshkatërruese, asgjë nuk fitohet nga dhuna. Unë i nxis autoritetet shtetërore dhe të gjithë popullsinë të tregojnë një ndjenjë të lartë përgjegjësie në mënyrë që të qetësojnë zemërimin, të promovojnë pajtimin kombëtar dhe të mbrojnë vlerat demokratike të rrënjosura në shoqërinë amerikane”, tha Papa.

Disa ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota papa françesku protesta ne shba papa françesku protesta ne shba

Sondazh

Poll