Art&Argëtim

Kapet me armë, arrestohet një nga reperët e rinj më të suksseshëm në SHBA

8 Janar 2021, 16:07 Nga DOSJA
Kapet me armë, arrestohet një nga reperët e rinj më të

SHBA– DaBaby është një nga reperët më të njohur në SHBA që prej suksesit të tij në vitin 2019 me këngën “Suge”.

Kënga e tij ka qenë dy herë në krye të top listave të albumeve amerikane. Ai është nominuar për katër çmime “Grammy” këtë vit, madje ka pasur edhe një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.

Së fundmi, mediat e huaja raportojnë se DaBaby, emri i vërtetë i të cilit është Jonathan Kirk, është arrestuar për posedim të një arme të pa leje, të cilën e mbante të fshehur.

Reperi u arrestua në rrugën Rodeo Drive pasi stafi i dyqanit ‘Gucci’ thirri policinë dhe njoftoi se një person mbante një armë në brezin e tij. Oficerët gjetën një pistoletë të mbushur nëntë milimetërshe kur ata bënë një kontroll të Kirk dhe shoqëruesit të tij.

Kirk u mbajt për pak kohë dhe u lirua me kusht duke u gjobitur në vlerë 35,000 dollarë.

(kle.mu./dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arrestohet dababy arrestohet reperi ne shba arrestohet dababy arrestohet reperi ne shba

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Janar 2021, 06:23

Memorie.al publikon historinë e panjohur të kolonelit Josif Zegali me origjinë nga Myzeqeja, i cili fitoi një bursë nga qeveria e Mbretit Zog dhe shkoi në Itali...