Art&Argëtim

Miley Cyrus dhe Elton John bashkojnë ‘forcat’ dhe risjellin këngën legjendare te Metallica ‘Nothing Else Matters’

7 Janar 2021, 23:50 Nga DOSJA
Miley Cyrus dhe Elton John bashkojnë ‘forcat’ dhe risjellin

SHBA– Pianisti i njohur, Elton John, së bashku me Chad Smith dhe Miley Cyrus, do të risjellin këngën e famshme,  e cila mban titullin “Nothing Else Matters”, që fillimisht është kënduar nga grupi Metallica. Mediat e huaja shkruajnë se Miley Cyrus do të kwndojë ndërsa Elton John do të luajë në piano.

Cyrus dha lajmin në një intervistë të fundit me Capital FM, duke shpjeguar se Elton John do luaj në versionin klasik në piano. Metallica fillimisht publikoi këngën në 1991, në albumin e tyre të pestë me titull‘Nothing Else Matters’ .

“Kam bërë një album të Metallica me titullin ‘Nothing Else Matters’ duke shfaqur Elton John në piano. Kam Yo-Yo Ma, Chad Smith. Pra, shumë yje në këtë grup ” tha Cyrus për Capital FM .

Cyrus përgatiti albume të tjera në vitin 2020, duke ndarë interpretimet e ‘Zombie’ nga The Cranberry , Blondies ” Heart of Glass ‘ ,’ Doll Parts ‘nga Hole dhe shumë të tjera.

Miley Cyrus zbuloi për herë të parë planet për të publikuar një album të Metallica në tetor.

“Ne kemi qenë duke punuar në një album të mbuluar të Metallica,” i tha ajo për meidiat e huaja.

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elton john miley cyrus elton john miley cyrus

Sondazh

Poll