Aktualitet

“Ndryshimi i kufijve nervozon Merkel-in”, Edita Tahiri: Thaçi e Rama humbës historik (Video)

29 Prill 2019, 20:10 Nga DOSJA
“Ndryshimi i kufijve nervozon Merkel-in”, Edita Tahiri: Thaçi

TIRANË- Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi, ishte e ftuar në studion e televizionit Ora News, ku ka komentuar zhvillimet e fundit në Samitin e Berlinit, ndërsa u ndal tek idea e ndryshimit të kufijve.

Ajo shprehet se ky samit tregoi se ajo ka pasur të drejtë në 7 vitete e saj si kryenegociatore dhe se si Presidenti Hashim Thaçi ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, janë humbës në idetë e tyre për ndryshim kufijsh.

Tahiri thekson se tema e ndryshimit të kufijve ka nervozuar kancelaren Merkel.

“Kancelarja Merkel është e nervozuar. Unë jam në kontakt me autoritetet gjermane. Është e nervozuar me faktin që ka liderë shkurtpamës që provojnë prekjen e kufijve, provojnë të kthejnë kohës pas, të rikthejnë armiqësitë e vjetra dhe luftërat e reja”, deklaroi Edita Tahiri.

Sipas saj, samiti i sotëm i nxjerr ata të dy si humbës historik.

“Samiti i sotëm ka një rëndësi historike sepse merr procesin e dialogut, i cili ishte duke shkuar keq, ishte duke shkuar në drejtim të ndryshimit të kufijve.

Ky samit i cili shpreh qëndrimin gjerman kundër ndryshimit të kufijve, pra e ndal këtë proces që do të ishte i dëmshëm dhe e ve në drejtimin e duhur që dy shtetet, Kosova dhe Serbia të ndjekin modelin gjermano- francez, i cili është një shembull inspirues, sesi dy shtete që kanë qenë në luftë zgjidhin ato mosmarrëveshjet mes tyre.

Ky samit i jep fund gabimeve historike të Thaçit dhe Ramës dhe na nxjerr fitues neve që ishim kundër ndryshimit të kufijve, veçmas mua më ve në pozitat fituese.

Unë si kryenegociatore për 7 vjet e kam ndaluar çdo tendencë të Serbisë që të flitet për territore. Un kam krijuar një proces të fqinjësisë së mirë dhe integrimit të veriut në Kosovë.

Sot Thaçi dhe Rama e kuptuan që janë humbësit dhe janë liderë që kanë gabuar historikisht”, u shpreh Tahiri.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet angela merkel edi rama hashim thaci ndryshimi i kufijve nervozon merkel rama e thaçi humbës samiti i berlinit 29 prill angela merkel edi rama hashim thaci ndryshimi i kufijve nervozon merkel rama e thaçi humbës samiti i berlinit 29 prill

Sondazh

Poll