Aktualitet

36 autoambulancat modeli A/ Aranita Brahaj jep detaje për tenderin: Çmimi i blerjes në 2020 më i ulët, morën pjesë 3 sub

5 Janar 2021, 18:03 Nga DOSJA
36 autoambulancat modeli A/ Aranita Brahaj jep detaje për tenderin:

TIRANË- Drejtoresha e Open data, Aranita Brahaj, ka dhënë detaje në lidhje me tenerin për blerjen e 36 autoambulancave të nivelit A, në vitin 2020.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka bërë të ditur se tenderi është zhvilluar me procedurë të hapur ku autoritet prokurues sipas saj është Axhensia e Blerjeve të Përqendruara, dhe Kontraktues Ministria e Shëndetësisë. Ajo bën të ditur se në tender kanë marrë pjesë 3 subjekte por vetëm dy prej tyre janë skualifikuar. Ajo shton se në garë ka mbetur vetëm një kompania sakaq bën të ditur se është shpallur fituese shoqëria Albania Motors Company. Ajo ndër të tjera ka treguar dhe çmimet që janë blerë autoambulancat.

POSTIMI I PLOTË:

Detaje nga Tenderi për Blerjen e 36 Autoambulancave modeli A, viti 2020

36 ambulancat e prezantuara sot nga Qeveria Shqiptare janë prokuruar (tenderuar) me njoftim tenderi të datës 30 Korrik 2020. http://openprocurement.al/…/list/limit_fond/100%20infinit?
Tenderi është zhvilluar me procedurë të hapur ku autoritet prokurues është Axhensia e Blerjeve të Përqendruara, dhe Kontraktues Ministria e Shëndetësisë.
Blerja mbulohet me Fonde të Buxhetit të Shtetit.
Në tender Morën Pjesë 3 subjekte por dy prej tyre u skualifikuan. Në garë mbeti e vetme dhe u shpall fituese shoqëria Albania Motors Company http://opencorporates.al/sq/nipt/K41829010I .
Oferta fituese është në vlerën 191 505 600 Lekë (njëqind e nëntëdhjetë e një milion e pesëqind e pesë mijë e gjashtëqind lekë të reja). (eficensa buxhetore në tenderim është -2.47% diferenca fond limit me ofertë fituese në përqindje).
Kosto për ambulancë tipi A është 5 319 600 Lekë plus TVSH (pesëmilion e treqind e nëntëmbëdhje mijë e gjashtëqind. http://openprocurement.al/sq/htender/vieë/id/25551
Të gjitha dokumentat, informacionet dhe procedurat e tenderit janë në faqen për Prokurime Transparente
Duke krahasuar këtë tender me një blerje të ngjashme po të Qeverisë Shqiptare të bërë në 2018 rezulton se:

Në 2018 u blenë 30 autoambulanca Tipi A me vlerë totale 163 642 500 Lekë. Me cmim për copë 5 454 750 Lekë (pesëmilion e katërqind pesëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë Lekë pa TVSH. Çmimi i blerjes në 2020 më I ulët.
Në tenderin e 2018 eficensa buxhetore në tenderim është -11.1%). Sa më i madh ky indikator aq më eficensë jep konkurrenca ne gare.
Në 2018 konkurrenca ishte më e lartë pasi morën pjesë duke plotësuar edhe ofertë 5 operator. Në të dy tenderët fituese është e njëjta kompani.
Një diferencë e madhe mes Tenderit të vitit 2020 (vit i pandemisë Covid 19) dhe tenderit të 2018 është inventari i pajisjeve ku në vitin 2020 janë kërkuar 18 element të domosdoshëm, ndërsa në vitin 2018 janë kërkuar 20.
Dokumentet Standarte të tenderit të mbajtur në vitit 2018 kërkojnë që Ambulancat të jenë të të Tipit A dhe të kenë këto element:
Lista e plote e aksesoreve (2018)
1. Set imobilizimi për frakturat e gjymtyrëve (splint tre masa)
2. Barela lëvizëse me dyshek.
3. Monitordefibrilator,
4. Bllokues i kollonës cervikale ( qafore)
5. aspirator,
6. respirator,
7. Barrele (traume spinale) per shtyllen kurrizore dhe bllokues koke
8. Sistem nxjerrje dhe imobilizimi spinal (KED, Kendrick Extrication Device)
9. Barrelë mushama
10. Spider(Rrip sigurimi)
11. Gërshërë Robin
12. Pompe thithese portative (aspirator),volumi thithes min 1 000 ml, 12 V dhe 220 V
13. Monitordefibrilator per autoambulancat
14. Karroca Transportuese
15. Çanta e autoambulancës
16. Barelë Lugë
17. Karroca lëvizëse portative
18. Bombul zjarrfikëse(estintor) 2 kg
19. Çanta e emergjencës mjekësore për autoambulanca
20. Frigorifer autoambulance për medikamente
Në tenderin e mbajtuar në 2020 kërkohen ambulanca po tipi A dhe të kenë këto element:
Lista e plote e aksesoreve (2020):
1. Set imobilizimi për frakturat e gjymtyrëve (splint tre masa)
2. Barela lëvizëse me dyshek.
3. Bllokues i kollonës cervikale ( qafore)
4. Aspirator,
5. Respirator,
6. Barrele (traume spinale) per shtyllen kurrizore dhe bllokues koke
7. Sistem nxjerrje dhe imobilizimi spinal (KED, Kendrick Extrication Device)
8. Barrelë mushama
9. Spider (Rrip sigurimi)
10. Gërshërë Robin
11. Pompe thithese portative (aspirator),volumi thithes min 1 000 ml, 12 V dhe 220 V
12. Monitordefibrilator per autoambulancat
13. Karroca Transportuese
14. Barelë Lugë
15. Karroca lëvizëse portative
16. Bombul zjarrfikëse(estintor) 2 kg
17. Çanta e emergjencës mjekësore për autoambulanca
18. Frigorifer autoambulance për medikamente
Në tenderin e vitit 2018 kërkoheshin dy artikuj më shumë një Monitor Defibrilator (plus) njëri një cantë autoambulance.
Në të dy rastet Procedura e Tenderimit është shënuar me flamur të kuq, pasi janë skualifikuar ofertuesit duke lënë në garë vetem fituesin.
Në rastin e tenderit 2018, Autoritet Kontraktues është Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, Në 2020 autoritet kontraktor është Ministria e Shëndetsisë.
Modeli A i Ambulancave ndryshon nga Modeli C pasi ky i fundit ka edhe Ventilator Pulmonar çka nuk është pjesë e inventarit të Tipi A (përshrime Dokumentacioni i Tenderave).
Tendera Shendetesi mund ti monitoroni ne faqen per Prokurime Transparente http://openprocurement.al/sq/htender/list.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme 36 autoambulanca të reja për Urgjencën Shëndetësore. Autoambulancat u vendosën në qendër të Tiranës, përballë Muzeut Kombëtar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aranita brahaj aranita brahaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Janar 2021, 15:40

SHQIPËRI– 1210 viktima, 23 mijë e 522 të infektuar aktivë dhe 35 mijë e 551 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pand...