Art&Argëtim

FOTOT/ 110 mijë euro makinë! Blendi Fevziu shpërblen veten e tij, blen versionin e fundit të ‘Mercedes-Benz’

4 Janar 2021, 09:47 Nga DOSJA
FOTOT/ 110 mijë euro makinë! Blendi Fevziu shpërblen veten e tij,

TIRANË-Blerja më e fundit e Blendi Fevziut është një makinë e vitit 2020! Gazetari i njohur nuk i ka privuar vetes së tij një dhuratë për festat e fundvitit ndaj ka zgjedhur ‘më të mirën e të mirave’.

‘Meganews’ shkruan se Fezviu ka blerë mjetin tip ‘Mercedes Benz S Class’, të vitit 2020, versioni më i fundit dhe më luksoz i kompanisë gjermane. Një automjet i tillë në Gjermani ka çmimin fillestar 110 mijë euro dhe më pas në rritje në bazë të versioneve.

Fevziu ka qënë vetë në një nga ‘showroom-et’ e makinës prej nga ka bërë dhe foto me makinat.

Gazetari ka postuar një foto në ‘instastory’ ku shihet me makinën e fundit. Dhe pse është një copëz e vogël e makinës shihet qartë logoja e makinës përpara.

Blendi më parë përdorte një automjet të tipit Audi A8, me vlerën e 40 mijë eurosh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz blendi fevziu makina e blendi fevziut blendi fevziu makina e blendi fevziut

Sondazh

Poll