Art&Argëtim

Fansi i shkon me armë, Rovena Stefa kujton momentet e tmerrit: Më kapi te dora dhe po më tërhiqte

4 Janar 2021, 06:56 Nga DOSJA
Fansi i shkon me armë, Rovena Stefa kujton momentet e tmerrit: Më kapi

TIRANË– Këngëtarja Rovena Stefa ka treguar historinë më të frikshme që ka përjetuar me fansat e saj nëpër koncerte. E ftuar në emisionin “Why Not”, ajo ka treguar se në një skenë nuk kanë munguar as armët pasi një prej fansave ishte fiksuar pas saj. 

Gjatë rrëfimit të saj, ajo ka treguar se ishte “shpëtuar” nga sigurimi i shtetit, të cilët e neutralizuan në kohë sapo kishte nisur që të nxirrte armën e zjarrit duke e larguar nga këngëtarja. 

“Kishim një koncert në Suedi, dhe ai fansi e kishte origjinën nga Gjirokastra. Ishim në një koncert të madh me 2000-2500 të pranishëm. Në momentin që unë po këndoja ai erdhi aty dhe po qëndronte dhe thashë ok nuk ka problem si të gjithë që qëndrojnë në pjesën para skenës. Më pas, kur unë shkova mbrapa skenës ku kishim vendin që qëndronim bashkë me këngëtarët e tjerë dhe sigurimin dhe vjen aty me një buzeqëshje. Mu drejtua duke më thënë ‘Çkemi? Kur e mbaron se po të pres?’ dhe unë duke u treguar e sjellshme i them që pasi mbaroj këtu unë largohem menjëherë pasi kam avionin. Më pa dhe më thotë ‘Jo,jo ti nuk do ikësh’ edhe bërtiti dhe më kapi te dora. Në moment nuk dija si të reagoja dhe menjëherë sigurimi u afrua pasi ishin të gjithë suedezë dhe nuk po e kuptonin çfarë po ndodhte. E kapën në moment dhe e shtynë, ky u largua. Por, më pas u rikthye dhe kësaj rradhe ishte me armë. Nxori armën dhe filloi po bërtiste dhe po shante. Jashtë po dëgjoja të bërtitura, kërcitje gomash, gotash, ai i shkreti hëngri një dru të mirë nga sigurimi dhe më pas përfundoi në rajonin e policisë,“- tregon Rovena.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz rovena stefa rovena stefa

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Janar 2021, 16:05

TIRANË– Irini Qirjako ka shpjeguar situatën e sikletshme që ka përjetuar kur është komentuar për veshjen e një fustani që kishte të stampuar pornosta...