Art&Argëtim

Studiuesi grek i trishtuar për bazilikën e Shën Mëhillit në Arapaj: Asnjë investim që prej 20 vitesh për një nga monume

3 Janar 2021, 22:03 Nga DOSJA
Studiuesi grek i trishtuar për bazilikën e Shën Mëhillit

DURRËS- Studiuesi grek, Kosta Giakoumis, shpreht i trishtuar për bazilikën e Shën Mëhillit në Arapaj, në Durrës, ku thotë se edhe pse kanë kaluar 20 vite nuk është bërë asnjë investim.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, studiuesi dhe njëherazi pedagog i arteve Universitetin Logos në Shqipëri, thotë se isha më e madhe paleokristiane në Shqipëri, e cila daton që në shek VI është lënë në harresë ku shton se nuk është bërë asnjë investim për shfrytëzimin e butë të këtij monumenti për zhvillimin e qendrueshëm të Durrësit.

“Kisha më e madhe paleokristiane në Shqipëri, bazilika e Shën Mëhillit në Arapaj, Durrës, shek. VI, e përdorur edhe pas djegjies së shek. XI, gjër më shek. XIV. 20 vjet pas vizitës sime të dytë, asnjë investim serioz për shfrytëzimin e butë e këtij monumenti për zhvillimin e qendrueshëm të Durrësit  çfarë kontrast me pallatët e shëmtuara pranë detit, aty ku kanë përfunduat investimet dhe lejet shtetërore pamjeshkurtra. Ndërkohë, për kafshat dhe shpendet që kullosin brenda ambientit të këtij monumenti të kategorisë I kam simpati, se tregojnë pak ngjallëri, aty ku plehrat tregojnë indiferencën e njerëzve dhe shtetit për një nga monumentet më të rëndësishme të vendit, me mozaik mbresëlënës, i cili shyqyr që ishte mbuluar siç pritej.”- shkruan ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture kosta giakoumis kosta giakoumis

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Janar 2021, 16:05

TIRANË– Irini Qirjako ka shpjeguar situatën e sikletshme që ka përjetuar kur është komentuar për veshjen e një fustani që kishte të stampuar pornosta...