Art&Argëtim

E shtrirë në shezlong, Arbana Osmani ‘arratiset’ në jug me Eduart Grishajn (Foto)

28 Prill 2019, 14:33 Nga DOSJA
E shtrirë në shezlong, Arbana Osmani ‘arratiset’ në

Arbana Osmani është vënë në qendër të mediave rozë së fundmi për shkak të eskpozimit të saj krah regjisorit Eduart Grishaj, pas ndarjes nga bashkëshorti Ardit Kero.

Teksa vetëm para dy ditësh moderatorja shqiptare u përball me policinë pas një aksidenti të vogël autmobilistik në rrugët e ish-Bllokut, mesa duket ka vendosur të arratiset në fundjavë.

Së bashku me të birin, Jonin dhe regjisorin Eduart Grishaj, Arbana është fotografuar teksa shihet e shtrirë në shazllone, në Borsh.

Eduarti, siç shihet ka marrë rolin e fotografit dhe po fikson disa poza të moderatores. Dyshja ndodhen atje për të marrë pjesë në “South Outdoor Festival”, bashkë me shumë personazhe të famshëm shqiptarë.

Kujtojmë se ylli televiziv shqiptar ka vetëm pak muaj që është ndarë nga bashkëshorti i saj, Ardit Kero, me të cilin kishte më shumë se 16 vite lidhje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani ardit kero eduart grishaj joni arbana osmani ardit kero eduart grishaj joni

Sondazh

Poll