Art&Argëtim

Festa e Pashkës bashkohet me Karnavalet e Nartë, vijojnë prej 211 vitesh

28 Prill 2019, 14:13 Nga DOSJA
Festa e Pashkës bashkohet me Karnavalet e Nartë, vijojnë prej 211

VLORË- Festa e shenjtë e Pashkëve përkon edhe me një tjetër festë të veçantë dhe traditë të fshatit Nartë. Karnavalet e Nartës, të cilat nisin pikërisht ditën e diel të Pashkëve, vijojnë për tre ditë me radhë.

Sheshi kryesor i fshatit është vendi ku banorët mblidhen për të festuar karnavalet, ndërsa simbol janë kostumet tradicionale të zonës, të cilat janë trashëguar brez pas brezi.

Ceremonia nis ditën e diel të Pashkës, në sheshin kryesor të fshatit, për të vijuar në sheshin pranë Kishës së Nartës, ndërsa është një festë tradicionale e zonës, e cila veç banorëve mbledh edhe qytetarë të tjerë të ardhur nga zonat e Vlorës.

Banorët e zonës konfirmojnë se gjatë festimeve, të rinj e të reja, apo banorë të zonës vishen me kostumet tradicionale të zonës, kostume popullore, maskime të ndryshme kafshësh dhe personazhe përrallash. Nuk mungojnë vallet padyshim, të cilat janë pjesë e pandarë e festimeve të karnavaleve për gjatë tre ditëve të festimeve. Një traditë e vjetër dhe e hershme që kërkon t’u përcillet dhe brezave.

Karnavalet e Nartës mësohet, sipas historive, se kanë startuar në vitin 1808, vit në të cilin banorët thonë se është ndërtuar dhe kisha e fshatit. Karnavalet janë një traditë për vetë zonën, ndërsa kostumet dhe vallet tradicionale janë përcjellë brez pas brezi.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture fetsa e pashkëve karnavalet e nartës narte fetsa e pashkëve karnavalet e nartës narte

Sondazh

Poll