Aktualitet

‘Dosjet e nxehta’ marrin përgjigje në 2021! Cilat janë ‘çështjet’ që do kalojnë në ‘Kushtetues

29 Dhjetor 2020, 20:57 Nga DOSJA
‘Dosjet e nxehta’ marrin përgjigje në 2021! Cilat

TIRANË– Gjykata Kushtetuese, pas më shumë se 3 viteve është bërë funksionale dhe shënon në radhët e saj shtatë anëtarë, me vetëm dy vende të mbetura bosh. Që më ngritjen e saj, Gjykata Kushtetuese ka “premtuar” se me hyrjen e janarit do të nisë edhe shqyrtimin e dosjeve që janë bërë ‘stivë’ në bodrumet e institucionit.

Pasi “Kushtetuesja” të nisë punën, do të shqyrtojë kërkesën e kryeministrit Edi Rama për mosmarrëveshjet me Presidentin Ilir Meta për emërimin dhe shkarkimin e ministrave. Rama ka kërkuar interpretimin e pikës 1 të nenit 98 të Kushtetutës, e cila parashikon që ‘ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve’, kërkesë publike që u kundërshtua nga Meta me pretendimin se ai nuk ishte ‘noter’ por kryetar shtet.

Sipas gazetarit Adriatik Doçi, bëhet fjalë konkretisht bëhet fjalë për mosdekretimet e Gent Cakaj si ministër të Jashtëm, çka detyroi Ramën ta merrte vetë detyrën dhe t’ja delegonte detyrën Cakajt. Në Gjykatën më të lartë në vend, do të shqyrtohet edhe shembja e Teatrit Kombëtar, e depozituar nga presidenti Meta.

“Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi.”

Ndërkohë që disa dosje janë dërguar edhe nga Gjykatat e Rretheve, për çështje që kanë mbetur pezull pasi i kanë kaluar të gjitha shkallët e gjykimit.

Gjykata Kushtetuese nuk merr vendime përfundimtare që në 7 maj 2018 kjo për shkak të shkarkimit të anëtarëve nga procesi i Vettingut, ku e vetmja që mbeti ishte Vitore Tusha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ceshtjet e gjykates kushtetuese gjykata kushtetuese ceshtjet e gjykates kushtetuese gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll