Art&Argëtim

Mashkulli më seksi i 2018-ës, Idris Elba i jep fund beqarisë në një dasmë luksoze (FOTO)

27 Prill 2019, 15:35 Nga DOSJA
Mashkulli më seksi i 2018-ës, Idris Elba i jep fund beqarisë

Aktori 46-vjeçar, i vlerësuar si mashkulli më seksi i vitit 2018 i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private të mbajtur në Marok e cila ka zgjatur plot tre ditë. Ai nuk e ka mbajtur dot kënaqësinë e tij përballë një nuseje mahnitëse si Sabrina Dhowre.

Imazhe të mrekullueshme nga ceremonia janë publikuar nga revista britanike ‘Vogue’, ku çifti shkëmbyen unazat në një nga hotelet më luksoze në Marrakesh.

29-vjeçarja, zgjodhi të paraqitej në ceremoni me dy fustane shumë të bukura, një më të thjeshtë në momentin e celebrimit dhe një të detajuar e të qendisur me perla në momentin e festës, e cila ishte zgjedhur sa më private.

Gjithashtu, aktori Idris Elba nuk mbeti pa u vënë re, me një kostum të realizuar nga stilisti i famshëm Ozwald Boateng. Ai u paraqit shumë natyrshëm me kostumin e tij me mansheta të bardha duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Të dy u fotografuan shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit në një festë që pritet të vazhdojë edhe përgjatë natës së sotme në një party të organizuar në Mandarin Oriental.

Marrë  dhe përshtatur nga: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ceremoni private dasme idris elba sabrina dhowre ceremoni private dasme idris elba sabrina dhowre

Sondazh

Poll