Art&Argëtim

Të lara me flori të kuq/ Zbulimi i RRALLË në Sllovaki,  gjenden kupat e arta me mbishkrimin ALBANIA, ekziston mundësia që

25 Dhjetor 2020, 16:55 Nga DOSJA
Të lara me flori të kuq/ Zbulimi i RRALLË në Sllovaki,

SLLOVAKI- Arkeologët janë habitur me një zbulim arkeologjik të pazakontë.  Mediat e huaja, bëjnë me dije se një banor i zonës në fshatin Hubinë gjeti nën tokë disa kupa të veçanta, me përmbajtje të lartë bakri. Ndërkohë arkeologët kanë thënë se kupat janë të lara me flori të kuq.

Gjetjet iu dorëzuan Zyrës Rajonale të Monumenteve të Trnavës, ndërsa specialistët kërkuan me detektorë metalikë te i njëjti vend, por nuk gjetën sende të tjera.

Ajo që e bën të veçantë, por edhe të mistershme këtë gjetje, është origjina e tyre. Arkeologët thonë se nga inspektimi i imtësishëm, në brendësi të njërës prek kupave është shquar mbishkrimi “Albania”, inicialet dhe një numër.

Sipas tyre, këto enë janë përdorur në liturgjinë kishtare, ndërsa origjina e tyre ballkanike konfirmohet edhe nga punimi karakteristik dhe motivet në këto kupa. Por si kanë përfunduar këto enë kishtare nga Shqipëria në pyllin e fshatit Hubina, në Sllovakinë e largët? Ka gjasa se këto enë, si dhe shumë thesare të tjera të çmuara, të kenë rënë në duart e gabuara, të trafikantëve.

Arkeologët sllovakë besojnë se do të arrijnë të zbulojnë edhe më tepër rreth origjinës së objekteve, ndërsa në të njëjtën kohë i bëjnë thirrje banorëve të zonës, që nëse kanë gjetur objekte të ngjashme, t’i dorëzojnë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete sllovaki sllovaki

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Dhjetor 2020, 10:40

Zoti na ka dënuar rëndë

Me 1 nëntor të krishterët kujtojnë të vdekurit. Mbrëmjen e 2 nëntorit 2020 shtetasi austriak Kujtim F., familja e të cilit rrjedh nga fshati Çellopek i T...