Art&Argëtim

REPORTAZHI I CNN: Ishujt italianë bëhen site ‘pelegrinazhi seksual’, lulet e veçanta kanë aftësi njësoj si via

25 Dhjetor 2020, 11:09 Nga DOSJA
REPORTAZHI I CNN: Ishujt italianë bëhen site ‘pelegrinazhi

ITALI- Ata janë të pacenuar, të egër dhe jashtëzakonisht të nxehtë – dhe jo vetëm për shkak të temperaturës së lartë dhe peizazhit mahnitës vullkanik. Stromboli dhe Filicudi, dy ishuj të bukur në arkipelagun e Egolit të Siçilisë, që besohet se kanë fuqi magjike dhe afrodiziake për të gjithë ata që duan të bëjnë një fëmijë.

Vendasit thonë se ishujt janë bërë “pelegrinazhe seksi”, site për shkak të aftësisë së tyre për të rritur libidot dhe shtojnë se ambienti relaksues inkurajon çiftet të bëjnë eksperimentime në dhomën e gjumit.

Çiftet e porsamartuar që dëshirojnë të kenë një fëmijë thuhet se dynden këtu nga e gjithë bota. Ishulli i Strombolit, që një nga vullkanet më aktive në botë, thuhet të jetë më afrodiziaku mes tyre. Edhe pse ka shpërthime vullkanike çdo 15 minuta, kjo nuk i tremb çiftet. Ishulli është gjithashtu shtëpia e një bime të pazakontë që thuhet se lëshon një aromë hipnotizuese gjatë natës, e cila rrit epshin dhe besohet se ndihmon çiftet të krijojnë barrë.

“Quhet nocturnum cestrum dhe lulet e saj të bardha me të gjelbërta çelin vetëm kur perëndon dielli,“- thotë Luisa Paduano, pronare e Le Terrazza di Eolo, një restorant me prodhime deti me pamje panoramike mbi një krater vullkanik të shuar, i njohur si Strombolicchio. Gjithashtu  thuhet se lulja la veti të ngjashme me viagrat.

“Ne e quajmë atë Zonja e Natës ose Bukuroshja e Natës. Aroma e Cestrum nocturnum me sa duket relakson njerëzit, lufton stresin dhe lehtëson tensionet e përditshme.” 

Në ishullin e afërt Filicudi, ndodh e njëjta gjë. Peshkatarët vendas janë të njohur për udhëtimet që u bëjnë çifteve në të ashtuquajturat shpellat e pjellorisë, ku janë ngjizur shumë çifte.

Filicudi gjon shqisat dhe kënaqësinë,”- këmbëngulin vendasit.

Marrë dhe përkthyer nga CNN

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete ishujt ne itali itali ishujt ne itali itali

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Dhjetor 2020, 10:40

Zoti na ka dënuar rëndë

Me 1 nëntor të krishterët kujtojnë të vdekurit. Mbrëmjen e 2 nëntorit 2020 shtetasi austriak Kujtim F., familja e të cilit rrjedh nga fshati Çellopek i T...