Art&Argëtim

(FOTO) Elia Zaharia dhe princi Leka urojnë Krishtlindjet, prezantojnë vajzën e tyre të porsalindur

23 Dhjetor 2020, 18:41 Nga DOSJA
(FOTO) Elia Zaharia dhe princi Leka urojnë Krishtlindjet, prezantojnë

TIRANË – Aktorja Elia Zaharia dhe Princi Leka Zogu i dytë kanë uruar Krishtlindjet për të gjithë shqiptarët. Ata kanë bërë urimin për festat, duke postuar një fotografi nga familja e tyre, teksa kanë prezantuar edhe vajzën e porsalindur.

Në një postim në rrjetet sociale, Elia shkruan se ky vit i gjeti të plotësuar me vajzën e tyre.

“Të dashur miq e dashamirës, Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrat dhe të gjejë lumturi e harmoni!

Nga zemra, Ne të tre…”, shkruan Elia.

Princ Leka dhe Elia Zahariau bënë prindër për herë të parë në tetor të këtij viti. Ata zgjodhën ta pagëzonin me emrin Geraldinë, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elia zaharia princi leka zogu i dytë urimi per krishtlindjet elia zaharia princi leka zogu i dytë urimi per krishtlindjet

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2020, 17:53

TIRANË– Publikohet parashikimi i Baba Vangës për vitin 2021. E moshuara nga Bullgaria ka parashikuar se do të ndalojë prodhimi i benzinës dhe se tren...