Bota

Serbia merr të hënën vaksinën! Vuçiç jep lajmin: Vijnë 5 mijë dozat e para

19 Dhjetor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Serbia merr të hënën vaksinën! Vuçiç jep

BEOGRAD– Serbia është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që deklaron se do të marrë shumë shpejt vaksinën kundër COVID19.

Presidenti Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar të premten mbrëma se Serbia do të marrë të hënën 5 mijë dozat e para të vaksinës kundër COVID19, duke theksuar se ato janë të destinuara për shtëpitë e kujdesit dhe moshat mbi 75 vjeç.

Vuçiç, po ashtu shtoi se Serbia po punon nga të gjitha anët për të marrë vaksinat nga të gjithë prodhuesit, në mënyrë që qytetarët të mund të zgjedhin dhe ato do të jenë falas.

Vaksinimi ka nisur në SHBA, Meksikë, Britani e Madhe dhe Kanada, ndërsa në BE nis në 27 dhjetor. Sakaq, për Ballkanin Perëndimor nuk ka asnjë datë se kur do të nisë vaksinimi, apo se kur do të vijnë dozat e para.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vaksina vjen në dy muajtë e parë të 2021, por COVAX sipas raportimeve në disa media serioze evropiane, nuk ka në “plan” të sigurojë vaksinat e para Pfizer dhe Moderna para vitit 2022.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic vaksina covid ne serbi aleksander vucic vaksina covid ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 19 Dhjetor 2020, 07:54

Supozohet se rreth 20 mijë gra, por edhe burra e djem, janë përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998/1999. Viteve të fundit janë shtua...

Bota 19 Dhjetor 2020, 07:44

Si bënë politikë dy burra shteti në Bosnjë

Kur ministri i Jashtëm i një vendi të madh e konsumon kohën e tij të vyer në një vend të vogël, të varfër, pa influencë, të paaftë të manovrojë politiksiht dhe ...

Bota 19 Dhjetor 2020, 07:28

Pse në BE aprovimi i vaksinës zgjat më tepër?

Në Britaninë e Madhe dhe SHBA kanë nisur tashmë vaksinimet me BNT162b2, ky është emri zyrtar i vaksinës së koronës të BioNTech dhe Pfizer, pasi të dy vendet e m...