Bota

Pfizer mbërrin në Greqi më 26 dhjetor, fqinjët tanë marrin dozat e para pas Krishtlindjeve, gati edhe frigoriferët

19 Dhjetor 2020, 08:09 Nga DOSJA
Pfizer mbërrin në Greqi më 26 dhjetor, fqinjët tanë

ATHINË– Greqia e merr ngarkesën e parë të vaksinës kundër COVID19 (Pfizer-BioNtech), më 26 dhjetor. Lajmi është dhënë nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili deklaroi se vaksinimi do të bëhet në 5 spitale posaçërisht për COVID në Athinë dhe Selanik.

Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, dhe punonjësit e qendrave shëndetësore dhe ato të kujdesit për të moshuarit. Vaksina do të kryehet fillimisht tek popullsia mbi 65 vjeç, që llogariten në 2.4 milionë persona në Greqi.

Po ashtu, kryeministri inspektoi edhe dhomat frigoriferike në Selanik, ku do të ruhet Pfizer. Ato janë prodhuar nga firma japoneze PHCbi dhe do të ruajnë në minus 72 gradë vaksinën kundër COVID19. 

Vaksinimi pritet të nisë në BE më 27 dhjetor, ndërsa për Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria nuk ka asnjë datë. Kryeministri ka deklaruar se vaksina vjen në dy muajtë e parë të 2021, por COVAX sipas raportimeve në disa media serioze evropiane, nuk ka në “plan” të sigurojë vaksinat e para Pfizer dhe Moderna para vitit 2022.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis vaksina anti-covid ne greqi kyriakos mitsotakis vaksina anti-covid ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 19 Dhjetor 2020, 07:54

Supozohet se rreth 20 mijë gra, por edhe burra e djem, janë përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998/1999. Viteve të fundit janë shtua...

Bota 19 Dhjetor 2020, 07:44

Si bënë politikë dy burra shteti në Bosnjë

Kur ministri i Jashtëm i një vendi të madh e konsumon kohën e tij të vyer në një vend të vogël, të varfër, pa influencë, të paaftë të manovrojë politiksiht dhe ...

Bota 19 Dhjetor 2020, 07:28

Pse në BE aprovimi i vaksinës zgjat më tepër?

Në Britaninë e Madhe dhe SHBA kanë nisur tashmë vaksinimet me BNT162b2, ky është emri zyrtar i vaksinës së koronës të BioNTech dhe Pfizer, pasi të dy vendet e m...