Art&Argëtim

FOTO- LAJM/ Reperët bëjnë PAQE, Noizy me Stresin, do ndihmojnë familjen e Klodianit

14 Dhjetor 2020, 21:58 Nga DOSJA
FOTO- LAJM/ Reperët bëjnë PAQE, Noizy me Stresin, do

TIRANË- Noizy dhe Stresi kanë lënë pas inatet e vjetra për të ndihmuar bashkërisht familjen e Klodianit, i cili humbi jetën pak ditë më parë.

Vetëm pak minuta pas apelit të Noizit drejtuar të gjithë artistëve për të lënë mënjanë partitë që përdorin protestat dhe për t’u bërë bashkë për të dhënë ndihmë konkrete, edhe Arkimed Lushaj ( Stresi) ka pranuar të bëhet pjesë e kësaj nisme duke u distancuar nga protestat që janë zhvilluar për gjashtë ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës.

Reperi Rigels Rajku, gjithashtu i njohur si Noizy ka folur lidhur me protestën për vrasjen e Klodian Rashës, thuajse një javë më parë nga Policia e Shtetit. Ai shkruan se protesta ishte e politizuar, ndaj kishte një propozim për të gjithë kolegët e tij.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz noizy stresi noizy stresi

Sondazh

Poll