Art&Argëtim

“Do na japësh noj copë…”/ E ndoqën deri në shtëpi se ishte e pirë, Xhesika Ndoja tregon mesazhet me efektivët e pol

14 Dhjetor 2020, 13:15 Nga DOSJA
“Do na japësh noj copë…”/ E ndoqën deri

TIRANË– Këngëtarja Xhesika Ndoja ka rrëfyer se vetë ajo e ka pasur gjithmonë mbështetjen e deputetëve dhe të politikanëve dhe se është mësuar me ta. Disa vite pas historisë se një nga deputetët e Partisë Demokratike të qarkut të veriut i premtoi ta mbante si ‘gocë sheiku’ në këmbim të një nate, Ndoja tha se politikanët ia kanë bërë gjithmonë jetën e lehtë.

E ftuar në “Why not”, Xhesika Ndoja tregoi një histori së si efektivët e policisë e kanë ndjekur deri në shtëpi, pasi ishte në gjendje të dehur.

“Më ndoqën deri në shtëpi…kisha pirë pak dhe nuk ndalova. Kur erdhën poshtë pallatit, ndalova dhe kisha ditëlindjen atë ditë në fakt. U thashë kam ditëlindjen o çuna dhe më falën. Njëri nga policët më tha ‘na lër ndonjë nurmër telefoni të na japësh ndonjë copë tortë nesër të paktën’. Ua dhashë. Në fakt kisha dy telefona dhe njërin numër do ta ndërroja pas dy ditësh. Të nesërmen më shkruajtën. ‘mirmëngjesi, të doli pija’. E theva kartën dhe kaq. Politikanët? Jam mësuar me këto deputetët nuk më bëjnë përshtypje. Kam marrëdhëniet e mira. E kam pasur mbështetjen e politikanëve,”- tha ajo.

E pyetur për vajzën e saj, Xhesika tha se pavarësisht jetës që ka bërë, me të bijën është një ‘mami e keqe’ dhe autoritare.

“Unë kam një vajze dhe nëse je mami i një vazje une mendoj se me atë duhet të jesh shoqe, mami, babi gjithçka. Unë për vajzën time kam qenë gjithçka. Sepse vajza do përkushtimin dyfish sesa djali. Unë vajzës i kam mësuar që të ecë me kohën, të bëjë gjërat që i takojnë pasi çdo gjë është me moshë.  Unë vazjën nuk e lejoj as të lyejë buzët, as të lyejë thonjtë, jam shumë fanatike  për të. Pavarësisht që për atë bëj çdo gjë, gjërat që i kam bërë deri tani i kam bërë për të mirën e saj. Që ajo nesër mos kalojë në hapat time dhe besoj sa të jem gjallë nuk do i kalojë hapat e mija,”- tregon ajo.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz xhesika ndoja xhesika ndoja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Dhjetor 2020, 15:11

Pandemia vështirëson jetën e fëmijëve me autizëm

Në Maqedoninë e Veriut, prindërit e fëmijëve me autizëm thonë se ndjehen të lënë pas dore, pasi gjatë pandemisë janë ndihmuar të gjitha kategoritë e qytetarëve ...