Art&Argëtim

E mbajtën sekret! Taylor Swift zbulon emrin e vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik!

13 Dhjetor 2020, 08:57 Nga DOSJA
E mbajtën sekret! Taylor Swift zbulon emrin e vajzës së Gigi

SHBA– Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator, por çifti e mbajti sekret emrin e vogëlushes.

Megjithëse fansat e tyre kanë bërë të pamundurën për ta zbuluar, emri ende është sekret.

Egziston një mundësi që vajza e tyre mund të quhet Dorothea, falë një kënge në albumin e Taylor Swift, e cila mban këtë titull.

Në albumin e saj të karantinës “Folklor” ajo zbuloi emrin e fëmijës së tretë të mikut të saj Ryan Reynolds dhe Blake Lively, Betty, para se ata ta ndanin me fansat.

Swift krijoi tre personazhe në këngën e saj që i quajti si tre fëmijët e tyre: James, Inez dhe Betty.

Por, sa egziston mundësia që këtë herë këngëtarja të ketë zbuluar ermin e bebushes së Gigit?

Swift pëlqen që këngët e saj t’i lidhë me jetën reale dhe s’do ishte çudi nëse këtë herë do na zbulonte emrin e “mbesës së saj”.

Ajo ka një këngë në “Folklor” me titull ‘August’ që renditet e tetë. Dhe “simotra e saj” në albumin e ri “Evermore” mban titullin ‘Dorothea’.

Para se të dilte albumi, Swift tha se gjithmonë e imagjinonte që personazhi i saj, Dorothea, të shkonte në të njëjtën shkollë me Betty, James dhe Inez. Tani për tani, kjo është vetëm një teori, pasi as Taylor dhe as Gigi nuk kanë reaguar rreth këtyre thashethemeve.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz taylor swift zbulon emrin vajza e gigi hadid taylor swift zbulon emrin vajza e gigi hadid

Sondazh

Poll