Ekonomi

“Ne jemi çfarë hamë”/ Qytetarët reagojnë për sigurinë ushqimore: Helmet e botës, po na çojnë drejt vdekjes

25 Prill 2019, 18:49 Nga DOSJA
“Ne jemi çfarë hamë”/ Qytetarët reagojnë

SHQIPËRI- Siguria ushqimore ka qenë dhe mbetet ende një ndër problemet më të mëdha në vendin tonë. Skandalet me cilësinë e ushqimeve përfshijnë një gamë të gjerë, kombëtare, përsa kohë që prekemi të gjithë ne si individë, përshirë i madh e i vogël.

Përdorimi i hormoneve e madje i materialeve inerte si pluhur tulle dhe allçi në ushqimet tona, është tregues i përmasave që ka marrë krimi i asgjësimit të konsumatorëve.

Ne hamë helmet që na sjell bota”, thotë një zonjë.

Çfarë të hash? Qumështin, gjalpin që e flaka para dy ditësh? Vezët, gjizën apo domatet si kashtë? Farat e vendit janë të mira, por i helmojnë me ato që i hedhin”, thotë një zotëri që ka blerë fidanë.

Fermerët duan që ta bëjnë prodhimin për 10 ditë, ndaj e helmojnë dhe e sforcojnë në kurrizin tonë. Përderisa 12 muaj viti ke prodhime në treg, ky është një tregues se çfarë hamë”, shprehet një tjetër zonjë.

E ka fajin shteti sepse nuk ka kontroll.Fidani është i mirë por i hedhin ato të tjerat mbrapa. Domatet janë krejt me hormone, gur, ia hedhin se duken të bukur, të rritet për një javë”, tha një qytetar.

Qumështi dhe gjalpi, janë si kashtë. Me këto ushqime që kemi ne, jemi të gjithë drejt vdekjes.Ku ka siguri sot, por duhet ti blejmë nga halli’, u shpreh një tjetër qytetare që kishte blerë gjalpë.

Marrë nga: Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale produkte me hormone siguria ushqimore produkte me hormone siguria ushqimore

Sondazh

Poll