Ekonomi

U komandua nga Shahini, Dosti mbledh rektoratin: E marta të jetë pushim, të nis puna për Këshillin Studentor

24 Prill 2019, 18:18 Nga DOSJA
U komandua nga Shahini, Dosti mbledh rektoratin: E marta të jetë

TIRANË- Rektori i Universtietit të Tiranës, Bernard Dosti në mbledhjen e sotme të rektoratit ka marrë disa vendime në lidhje me mbaravjajtjen e procesit mësimor. Në vendimin për mbledhjen e sotme të siguruar nga Dosja.al bëhet me dije se  shumë shpejt universtieti i Tiranës do të ketë Këshillin e ri Studentor.

Po ashtu është marrë dhe vendim për të bërë të martën e 30 prillit pushim dhe zëvendësimin e mësimit të shtunën në 4 maj. “Dita e martë, datë 30 prill 2019, të bëhet pushim dhe të bëhet zëvednësim i kësaj dite të shtunën, datë 4 maj 2019”, shkruhet më tej në vendim.

VENDIMET E PLOTA

Të finalizojë miratimin e Rregullores për Zgjedhjen e Këshillave të Studentëve në Universitetin e Tiranës sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Shpalljen e fillimit të procedurave të aplikimit për anëtarin e Bordit të Administrimit të UT-ës, të propozuar nga studentët, nga data 23 prill 2019-10 maj 2019.

Rikonfirmimin e grupitt ë punës për hartimin e Rregullores së UT-ës, ngritur me Vendimin e Senatit Akademik nr. 3 datë 19.01.2017 “Për miratimin e strukturës së grupit të punës për hartimin e Statutit dhe rregulores së Universtietit të Tiranës”. Afati i dorëzimit të draft Rregullores së UT-ës nga ky grup pune të jetë deri në 24 maj 2019.

Sëbashku me Këshillin e Etikës të hartojë draftin e Kodit të Etikës për t’ia përcjellë më pas Senatit Aademik të UT-ës për miratim.

Dita e martë, datë 30 prill 2019, të bëhet pushim dhe të bëhet zëvednësim i kësaj dite të shtunën, datë 4 maj 2019.

Rektori Bernard Dosti është komanduar në këtë post pas pezullimit të Mynyr Konit. Besa Shahini pezulloi Konit duke e akuzuar atë se kishte bllokuar universtietin dhe nuk po bashkëpunonte me qeverinë për të mirën e studentëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale bernard dosti rektori i ut universtieti i tiranes bernard dosti rektori i ut universtieti i tiranes

Sondazh

Poll