Aktualitet

Sherr me thika, arrestohen tre persona në Durrës, mes tyre dhe pronari i lokalit

12 Dhjetor 2020, 09:06 Nga DOSJA
Sherr me thika, arrestohen tre persona në Durrës, mes tyre dhe pronari

DURRËS– Tre shtetas janë përfshirë në një sherr që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrës. Pas një konflikti për arsye që ende nuk bëhen të ditura, tre personat kanë mbetur të plagosur, pas një sherri me mjete të forta dhe mjete prerëse.

Mes të arrestuarve për këtë ngjarje ështe dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja në Ishëm.

Ai gjithashtu është gjobitur edhe me masë administrative, pasi nuk respektoi orarin për mbylljen e aktivitetit.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasit:A. K., 36 vjeç, Xh. K., 21 vjeç, banues në Ishëm dhe R.(G). A., 34 vjeç, banues në Sukth.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasit D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Sh. I., 31 vjeç, banues në Ishëm (pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja), për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka njoftuar Policinë për konfliktin e ndodhur në ambientet e lokalit të tij. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet ne njoftimin e policise.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr me thika sherr me thika

Sondazh

Poll