Aktualitet

Protesta për Klodian Rashën, më shumë se 100 qytetarë të shoqëruar në Tiranë. Në Durrës shtatë persona vihen në pra

12 Dhjetor 2020, 08:21 Nga DOSJA
Protesta për Klodian Rashën, më shumë se 100 qytetarë

TIRANË– Më shumë se 100 persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës pasi ishin pjesmarrës në protestën për vrasjen e Klodian Rashës. Po ashtu në Durrës janë arrestuar 7 persona, proceduar 15 ndërsa në kërkim janë shpallur 2.

Në Durrës kanë dalë prindërit e të miturve që janë arrestuar duke kërkuar lirimin e tyre. Ata qëndruan për orë të tëra përballë Komisariatit të Policisë.

Sipas policisë këta persona organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe penguan qarkullimin e mjeteve të transporteve.

Ditën e djeshme u zhvillua para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, që hyri në ditën e tretë.

Edhe dje nuk munguan përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, që ishin më të shumtë në numër, dhe që nuk nguruan të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion që në minutat e para të protestës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll