Aktualitet

“Pse më rrafin? Mua s’më ka rraf babi im”/ Pas dhunës nga policia në komisariatin e Tiranës, i riu përfundon në amb

12 Dhjetor 2020, 08:07 Nga DOSJA
“Pse më rrafin? Mua s’më ka rraf babi im”/ Pas

TIRANË– Pas protestës së djeshme, dhjetra të rinj janë shoqëruar me forcë në komisariat. JOQ ka bërë publike një video ku shihet një i riu në ambulancë. Bëhet e ditur se djali i quajtur Ermir është dhunuar nga efektivët brenda komisariatit derisa ka përfunduar në gjendje të rëndë duke kërkuar më pas nevojën e mjekëve.


I arrestuar dhe i dhunuari njëkohësisht është shfaqur në gjendje të rënduar, ku kjo shihet edhe nga pamjet, ku aparaturat e ambulancës, tregojnë rrahjet e zemrës. Gjithashtu, gjendja e tij vërtetohet edhe nga fjalët e qytetarëve përreth, ku njëri prej tyre i kërkon të qetësohet.

Djalit iu është injektuar adrenalinë, për të dhënë efekt më të shpejtë pasi ishte në gjendje të rëndë. Me lot në sy e me gjysëm zëri djali dëgjohet të thotë:

‘Pse me më rraf mu, mua s’me rref as babi im’

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i riu ne ambulance protesta per klodian rashen i riu ne ambulance protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll