Art&Argëtim

Shënjestër e terroristëve, Geri Halliwell zbulon planet për ta vrarë atë në skenë

11 Dhjetor 2020, 10:16 Nga DOSJA
Shënjestër e terroristëve, Geri Halliwell zbulon planet për

Britani – Gjatë një interviste të dhënë për The Sun këngëtarja e mirënjohur ish anëtare e grupit britanik Spice Girls, Geri Halliwell zbuloi një detaj tronditës të karrierës së saj. Përpara performancës së saj të parë solo, Ginger Spice u paralajmërua zyrtarisht nga policia që të mos performonte pasi kishin marrë sinjale për një sulm të mundshsëm terrorist- por ajo refuzoi të tërhiqej. Policia zbuloi planet e terroristit homofob David Copeland, i burgosur përjetë në 2000, për të qëlluar Geri Halliwell drejtpërdrejt në skenë sepse ajo shoqërohej me homoseksual dhe ishte shoqe me George Michael .

Këngëtarja thotë: “Ishte para performancës time të parë si artiste solo që unë mora ​ një kërcënim me vdekje.”

“Ai më kërcënoi se do të më qëllonte dhe se e urrente faktin që rrija me homoseksualët dhe isha shoqe me George Michael.”

Duke refuzuar të tërhiqej, ajo me zell u shfaq në skenë nga maja e një shkalle të madhe, e pozicionuar strategjikisht midis një palë këmbësh gjigande.

Geri, 48 vjeç, ishte mike shumë e mirë me super yllin e ndjerë George Michael, dhe madje e djalin e saj e quajti, Montague George, në nder të këngëtarit.

David Copeland iu dhanë gjashtë burgime të përjetshme në qershor 2000 për tre akuza për vrasje dhe tre akuza për shkaktimin e disa shpërthimeve në Londër.

Shpërthimi i fundit – që përmbante 1500 gozhda – shpërtheu në pubin homoseksual Admiral Duncan dhe vrau Andrea Dykes, 27, dhe miqtë John Light, 32 vjeç dhe Nik Moore, 31, nga Essex.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz geri halliwell spice girls geri halliwell spice girls

Sondazh

Poll