Aktualitet

21 janari? Lleshaj: Qeveria nuk do ta zbardhë as për 900 vite…më mungon jeta ime private

10 Dhjetor 2020, 20:40 Nga DOSJA
21 janari? Lleshaj: Qeveria nuk do ta zbardhë as për 900

TIRANË– Ministri që dha dorëheqjn Sandër Lleshaj ka pranuar se çështja e 21 janarit nuk do të zbardhet ndonjëherë. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Lleshaj tha se kjo çështje nuk zbardhet nga qeveria, edhe sikur të qëndrojë 900 vite në pushtet.

“Edhe 900 vite po të qëndrojë qeveria, nuk do të zbardhet. Nuk mund ta zbardhë qeveria këtë gjë, është një çështje totalisht e gjyqësorit,”- tha ai ndër të tjera.

I pyetur se çfarë do të bëjë në të ardhmen Lleshaj tha se dëshiron t’i përkushtohet jetës private që i ka munguar prej kohësh.

“Unë do të jem në detyrë deri në momentin që të gjejmë dikë që t;ja pasojmë. Unë nuk bëj plane për të ardhmen, vijoj jetën me parimet e mia dhe çdo gjë më vjen rastësisht. Unë dua që t’i përkushtohem jetës time private që më ka munguar shumë,”- tha ai ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll