Art&Argëtim

“Nesër do arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qeli”/ Partnerja mbështet Stresin: Jam krenare për ty

10 Dhjetor 2020, 14:49 Nga DOSJA
“Nesër do arrestohem, do jem krenar që do shkoj në

TIRANË– Edhe pse ndodhet në Kanada, bashkëshortja e Stresit, Kejsi Lushaj, ka treguar mbështetje maksimale për njeriun e saj të zemrës, pasi ky i fundit u përfshi në protestën e djeshme, ku kërkonte drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha i cili u vra nga një polic.

Kejsi ka postuar në rrjetet sociale pamje nga protesta e mbrëmshe, ku shkruan se është krenare për bashkëshortin e saj.

Gjatë protestës së djeshme Stresi u shpreh se ishte ai që e kishte organizuar protestën e madje e quajti veten si ‘Azem Hajdari i dytë’. Ditën e sotme policia e shpalli në kërkim për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Megjithatë, ai duket shumë i qetë ndërsa ka postuar në instastory video nga makina aty ku këndon këngën e tij më të fundit. Teksti me fjalë të pista i drejtohet pikërisht efektivëve të policisë të cilët e kanë shpallur në kërkim.

 

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kejsi mbeshtet stresin kejsi mbeshtet stresin

Sondazh

Poll