Art&Argëtim

‘Azem Hajdari i dytë’/ Policia po e kërkon, Stresi i qetë, poston video nga makina, i bën ‘diss’ shtetit

10 Dhjetor 2020, 10:58 Nga DOSJA
‘Azem Hajdari i dytë’/ Policia po e kërkon, Stresi i

TIRANË– Reperi Stresi është i shpallur në kërkim nga policia e Shtetit pasi ishte i pranishëm ditën e djeshme në protestën që u zhvillua përballë Kryeministrisë për vdekjen e Klodian Rashës.

Stresi si ‘bad boy’ ka postuar në instastory video nga makina aty ku këndon këngën e tij më të fundit. Teksti me fjalë të pista i drejtohet pikërisht efektivëve të policisë të cilët e kanë shpallur në kërkim.

Gjatë protestës së djeshme Stresi u shpreh se ishte ai që e kishte organizuar protestën e madje e quajti veten si ‘Azem Hajdari i dytë’.

Mbi këngëtarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nis puna e Policisë post protestave të zhvilluara dje për vrasjen e Klodian Rashës. Arrestohen 3 organizatorët në Tiranë, ndërsa 2 të Durrësit janë në hetim. Policia ka bërë me dije se është shpallur në kërkim Stresi dhe 7 të tjerë, ndërsa 16 efektivë policie kanë mbetur të lënduar nga protestat. Ndërkohë sot efektivi Nevaldo Hadëraj që qëlloi mbi të riun del para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, në një kohë kur Prokuroria ka kërkar “arrest me burg”. Kryeministri Edi Rama flet sot për herë të parë për ngjarjen në orën 18:00, ndërsa është paralajmëruar një tjetër protestë që do të nisë në orën 16:00.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz stresi stresi shpallet ne kerkim stresi stresi shpallet ne kerkim

Sondazh

Poll