Art&Argëtim

Humbi 25 kilogramë, George Clooney përfundon në spital, diagnoza i shfaq probleme të tjera në shëndet

10 Dhjetor 2020, 07:29 Nga DOSJA
Humbi 25 kilogramë, George Clooney përfundon në spital, diagnoza

SHBA– Aktori George Clooney ka përfunduar në spital. Këtë e ka zbuluar vetë ai duke u shprehur se shkaktar ka qënë roli i tij më i fundit në filmin ‘The Midnight Sky’ i cili e detyroi që të humbiste plot 25 kilogramë.

Aktori fitues i çmimit Oskar duhej të vishej nën ‘petkun’ e një të mbijetuari të një katastrofe globale në film, e për këtë shkak iu është dashur të dobësohej, gjë që i solli disa ditë të mira në spital nën kujdesin e mjekëve.

Unë mendoj se po përpiqesha të humbja peshë shpejt dhe ndoshta nuk po kujdesesha për veten time,” tha 59-vjeçari. George luan astronautin e sëmurë nga kanceri, Augustine Lofthouse në dramën, të cilën ai gjithashtu e drejton. “U deshën disa javë për t’u bërë më mirë dhe si regjisor nuk është aq e lehtë sepse ke nevojë për energji,” tha Clooney për The Daily Mirror.

Pasi u dërgua me urgjencë në spital, katër ditë para se të fillonte xhirimi në filmin që do të transmetohet në Netflix, George u diagnostikua me probleme me pankreasin. Gjendja mund të jetë kërcënuese për jetën, megjithatë aktori ka dalë nga spitali.

Sky Midnight është planifikuar të dalë në 23 Dhjetor në Netflix.

(D.A/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz george clooney george clooney ne spital the midnight sky george clooney george clooney ne spital the midnight sky

Sondazh

Poll