Aktualitet

Përfundonte në 31 dhjetor, shtyhet sërish afati për rivlerësimin e pronave, qytetarët kanë kohë deri në shtator

10 Dhjetor 2020, 07:04 Nga DOSJA
Përfundonte në 31 dhjetor, shtyhet sërish afati për

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka vendosur shtyrjen e afatit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, limiti i të cilës është në 31 dhjetor 2020. Tashmë me kërkesën e bërë, afati është shtyrë për në 30 shtator 2021, duke shënuar herën e dytë që afati shtyhet.

I parashikuar që të mbyllej në 30 tetor të këtij viti, qeveria vendosi që periudha të zgjatej deri në fund vitit. Tashmë që të gjithë ata që duan të bëjnë rivlerësimin e pasurive të paluajtshme kanë edhe 9 muaj kohë, që të përfitojnë nga rivlerësimi i pronës me 3%.

Por si nis procesi për vlerësimin e pronës?

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka sqaruar të gjithë hapat që duhet të ndiqen. Aplikimi bëhet online tek portali e-Albania, ku dhe individi mund të zgjedhë nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) apo një ekspert i vlerësimit të pasurive. Kthimin e përgjigjes për përllogaritjen e tatimit, si dhe pagesen e aplikimit, bëhet dhe pagesa online.

Rivlerësimi është një proces që përafron vlerën e pasurisë me çmimin aktual të tregut, bëhet vullnetarisht nga qytetarët brenda një afati të caktuar kohor, duke iu krijuar mundësinë që tatimi që i paguhet shtetit në rast të një shitjeje, të jetë shumë më i vogël. Nga ky rivlerësim do të kenë mundësi të përfitojnë 50 mijë pasuri, dhe që efekti pozitiv në buxhetin e shtetit pritet të jetë 6 miliardë lekë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rivleresimi i pronave rivleresimi i pronave

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2020, 22:16

Baton Haxhiu: Lleshaj duhet të lirojë detyrën

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu e ka konsideruar si kriter moral, por jo politik dhënien e dorëheqjes së ministrit Lleshaj, pas vrasjes së 25-vje&ccedi...