Vdekja e mjekut Drini Dobi, Sonila Meço i bën dedikimin prekës: Me fat që të njoha! Kujdesu për familjen nga lart, siç di
10 Dhjetor 2020, 07:02Nga DOSJA
TIRANË– Moderatorja e njohur Sonila Meço ka reaguar lidhur me vdekjen e mjekut të njohur, neurologut Drini Dobi. Në një postim të gjatë për mjekun, pas ndarjes së tij nga jeta, Meço është shprehur se ishte me fat që e kishte njohur.
“Derisa ta na puqë përjetësia kujdesu për familjen e shtrenjtë nga lart, siç di veç ti! Dhe e di se do të të teprojë bash edhe për ne, sepse ky ishe, e do të mbetesh Përgjithmonë Drin!,”-shkruan ndër të tjera ajo.
POSTIMI I PLOTË:
Përgjithmonë Drin! Vrrullshëm e i bardhë, ashtu jetove, shenjuar nga emri, që u bë edhe fati im në jetë siç ma kujtoje shpesh kur në ankth për të shtrenjtë të thoja: “Drin jam në merak”…si më qetësoje? “Drinat janë shpëtimi yt.” Dhe ishe shpëtimi, fytyra e ëmbël e shpresës, mishërimi i përkorë i njerëzores. Në netë ankthi e stresi na sugjeroje një gotë verë të kuqe, do ta lë sonte të më bëjë shoqëri, ëmbël e ngrohtë me kujtimet e një miku zemre, që diti të kurojë mjeshtërisht mendje e shpirtra. Një gotë për ty Drin, në vetmi pa shpjegime do mësojmë ta pranojmë mungesën tënde të dhimbshme, por sa herë të bëhemi dy, tre, dhjetë do ngremë kokën, do na shohësh nga lart ashtu “telendarë” tokësorë (shprehja jote e pandashme), por përjetësisht mirënjohës për fatin që të njohëm, deshëm e na deshe! Derisa ta na puqë përjetësia kujdesu për familjen e shtrenjtë nga lart, siç di veç ti! Dhe e di se do të të teprojë bash edhe për ne, sepse ky ishe, e do të mbetesh Përgjithmonë Drin!
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, gjatë di...
Shitjet dhe eksportet e mandarinave po përballen me krizë këtë vit, për shkak të rënies së kërkesës në vendet fqinjë, kryesisht në rajon dhe Kosovë. Si rrjedhoj...
TIRANË– Babi i Klodian Rashës, të riut që u vra nga efeltivi ka kërkuar të lihet nga gazetarët ne dhimbjen e tij. Përpara mediave, pas prptestës që u...
TIRANË- Pas përfundimit të protestës që u zhvillua për disa orë para Kryeministrisë, institucioni është blinduar. Menjëherë pas shpërndarjes së qyetetarëve...
TIRANË– Analisti Baton Haxhiu e ka konsideruar si kriter moral, por jo politik dhënien e dorëheqjes së ministrit Lleshaj, pas vrasjes së 25-vje&ccedi...
TIRANË– Gazetarja e kronikës tek gazeta ‘’Panorama’’, Etleva Delia e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka dhënë një dinamik...