Aktualitet

FOTOT: Miqtë i shkuan për mort tek shtëpia, edhe pse në dhimbje Qazim Rasha s’i harron zakonet…u nxjerr cigare

10 Dhjetor 2020, 06:52 Nga DOSJA
FOTOT: Miqtë i shkuan për mort tek shtëpia, edhe pse në

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme një protestë paqësore është zhvilluar në emër të 25-vjeçarit Klodian Rasha, pasi u vra nga një efektiv i Policisë së Shtetit. Marshimi i protestuesëve nisi që prej Ministrisë së Brendshme deri tek shtëpia e të riut në zonën e Laprakës. 

Ishte babai i viktimës, Qazimi, ai që i priti të gjithë protestuesit duke i falenderuar për mbështetjen e tyre. Pasi u dha disa fjalë të shkurtra, nisi t’u bënte ‘respektin’ të gjithë atyre që ngritën zërin për djalin e tij. 

Duke kërkuar cigare nga djemtë e tjerë, Rasha ka marrë paketën në dorë dhe ka nisur t’u ofrojë nga një të gjithë të pranishëmve, siç është edhe traditë. 

Klodian Rasha u vra disa ditë më parë nga një efektiv policie. Ky i fundit pretendon se e ka qëlluar pasi i është dukur sikur i riu ka pasur armë, ndërsa familjarët e hedhin poshtë këtë version. Dje në emër të tij u zhvilluan dy protesta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha protesta per klodian rashen vritet klodian rasha klodian rasha protesta per klodian rashen vritet klodian rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2020, 22:16

Baton Haxhiu: Lleshaj duhet të lirojë detyrën

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu e ka konsideruar si kriter moral, por jo politik dhënien e dorëheqjes së ministrit Lleshaj, pas vrasjes së 25-vje&ccedi...