Aktualitet

Shuhet nga Covid-19 mjeku Drini Dobi, bluzat e bardha dhe Manastirliu në lot: Menduam se do ia dilje mik

9 Dhjetor 2020, 20:07 Nga DOSJA
Shuhet nga Covid-19 mjeku Drini Dobi, bluzat e bardha dhe Manastirliu në

TIRANË– Mjeku i njohur neurolog, Drini Dobi ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Dobi ishte dërguar në Itali për mjekim më të specializuar, por nuk ka mundur dot që t’i mbijetojë Covid-19, duke ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, duke shënuar një tjetër humbje për bluzat e bardha në Shqipëri.

Drini Dobi u nis me urgjencë disa ditë më parë drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij pas infektimit me COVID-19 u rëndua. Për dërgimin e tij në Itali që të marrë mjekim më të specializuar të afërmit e ndihmuan finaciarisht, duke qenë se gjendja e tij ekonomike nuk e përballonte udhëtimin në Itali për të marrë mjekimin që i nevojitej.

Ata hapën dhe një llogari bankare për të bërë bashkë një shumë që të mbulojë shpenzimet e qëndrimit në spitalin italian dhe mbulimin e plotë të kurës së tij, por për fat të keq mjeku nuk ia ka doli mbandë. Dy ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë, deklaroi se qeveria shqiptare do të paguantë të gjithë kurën e mjektu Dobi në Itali, por tashmë, asnjë pagesë nuk mund ta kthejë pas Dobin.

Pas këtij lajmi të hidhur, mjekët dhe kolegët e Dobit janë përlotur. Edhe ministrja Ogerta Manastirliu ka reaguar e pikëlluar pas vdekjes së Dobit, teksa në një reagim në rrjetet sociale shkruan se mendonte se ai do t’ja dilte mbanë si gjithmonë. Por nuk ndodhi…

(a.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drini dobi humb jeten drini dobi drini dobi humb jeten drini dobi

Sondazh

Poll