Aktualitet

Ndjekin pas protestuesit! Efektivët e FNSH-së braktisin kryeministrinë, nisen drejt rrugës “Myslym Shyri”

9 Dhjetor 2020, 19:38 Nga DOSJA
Ndjekin pas protestuesit! Efektivët e FNSH-së braktisin

TIRANË– Efektivët e FNSH-së kanë braktisur godinën e kryeministrisë. Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Dosja.al, efektivët kanë lënë zyrat e kryeministrit Edi Rama dhe po ndjekin pas protestuesit.

Ata janë nisur drejt rrugës ‘Myslym Shyri’, pranë Drejtorisë së policisë, ku dhe janë zhvendosur tashmë qytetarët.

Protesta vijon që prej orës 16:00. Qindra qytetarë të mbledhur në shesh kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën që e vrau efektivi i policisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Protesta është zhvilluar me përplasje të forta. Deri më tani numërohen 11 të plagosur, një qytetar, një gazetar dhe nëntë efektivë.

(f.m/dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll