Gjëma në Angli, procedohen gabimisht 72 shqiptarë të kapur në bordin e anijes
9 Dhjetor 2020, 19:50Nga DOSJA
ANGLI-72 shqiptarë janë proceduar gabimsht nga Ministria e Brendshme në Angli për hyrje të paligjshme. Shqiptarët që u kapën në bordin e anijes ende nuk kishin arritur të futeshin në vend. Personat nga Shqipëria u kapën në 17 nëntor në brigjet e Great Yarmouth. Nga personat e kapur 5 janë burgosur për një krim që nuk e kanë kryer dhe pas daljes së pafajsisë, akuzat e tyre do të hiqen. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, i cili tha se të gjitha akuzat e tyre do të tërhiqen pasi ata nuk kishin hyrë ende në Angli.
“Pas përgjimit të një anijeje peshkimi në brigjet e Anglisë Lindore muajin e kaluar, ne kemi autorizuar akuza kundër tre personave për lehtësim të hyrjes ilegale në MB. Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne kemi vendosur që testet tona ligjore për ndjekje penale nuk janë përmbushur në lidhje me 69 pasagjerët. Procedimet e filluara nga Zbatimi i Imigracionit do të ndërpriten dhe çdo dënim do të kthehet në gjykatë. Një person që nuk ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të konsiderohet sikur po e bën këtë për sa kohë që është i ndaluar,” ka thënë ai.
Anija me 72 emigrantët shqiptarë ishte nisur nga Belgjika drejt Britanisë së Madhe. Ajo po vëzhgohej nga një operacion i përbashkët i të dy shteteve. Të gjithë personat e ndaluar do të lihen të lirë dhe do të kthehen mbrapsht për mungesë provash.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka bë...
TIRANË– Portestuesit kanë mbërritur tek Drejtoria e Policisë.Ata u kanë vënë flakën koshave të plaherave që ndodhen përballë drejtorisë, sapo kanë mb...
TIRANË– Protestuesit kanë vijuar protestën për vrasjen e Klodian Rashës deri në sheshin ”Skënderbej”.Ata si fillim i kanë hequr zbukurimet pemës së V...
TIRANË– Bora Rasha, vajza që në protestë u prezantua si motra e Klodian Rashës, nuk ka asnjë lidhe familjare me 25-vjeçarin që u vra nga efektivi i ...
TIRANË– Protestuesit janë nisur për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Me thirrjet “ejani, do ikim ta shkatërrojmë”, ata kanë marrë rrguën dhe nga sheshi...
TIRANË– Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, e ka konsidruar veten si Azem Hajdari i dytë. I pranishëm në mesin e protes...
TIRANË- Protestuesit kanë vijuar protestën për vrasjen e Klodian Rashës deri në sheshin ”Skënderbej”. Siç shihet në video qytetarët i kanë hequr zbu...