Aktualitet

Stresi nga sheshi: Jam Azem Hajdari i dytë, organizova protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar, eja

9 Dhjetor 2020, 18:36 Nga DOSJA
Stresi nga sheshi: Jam Azem Hajdari i dytë, organizova protestën

TIRANË– Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, e ka konsidruar veten si Azem Hajdari i dytë. I pranishëm në mesin e protestuesve që u mblodhën sot në bulevard pas vrasjes Klodian Rashës nga efektivi, Lushaj ka kërkuar drejtësi.

Përpara kamerave, ai është shprehur se është Azem Hajdari i dytë që sot ka organizuar protestën më të madhe në vend që ka bërë ndonjëherë populli shqiptar.


“Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”.  Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë s’ka për t’u dorëzuar.  Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni. Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar. S’ka njeri punët me policët. Një polic i poshtë nuk e ndot gjithë uniformat e policisë. Nuk janë të gjithë si ai,”- tha ai ndër të tjera.

Protesta vijon që prej orës 16:00. Qindra qytetarë të mbledhur në shesh kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën që e vrau efektivi i policisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Protesta është zhvilluar me përplasje të forta. Deri më tani numërohen 11 të plagosur, një qytetar, një gazetar dhe nëntë efektivë.

(f.m/dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll