Aktualitet

9 Dhjetor 2020, 17:14 Nga DOSJA

TIRANË- Emisioni “Tempora” bëri një vëzhgim në spitalet covid në Tiranë. Qytetarë që presin me orë të tëra për një përgjigje për gjendjen e të afërmve të tyre, qytetarë që dërgojnë qese me ushqime për të afërmit e tyre në spitale, qytetarë që duan të marrin në shtëpi familjarët e tyre. Një nënë ka vajzën të shtruar në spitalin Covid 2 Shefqet Ndroqi. Gjendja e vajzës së saj është mjaft e rëndë.

“Doktori më la pa mend. Më tha vajza juaj është në gjëndje shumë kritike. Nuk kemi çfarë ti bëjmë. Aman sa lekë kushton vetëm ma shëroni. U thashë. Jap unë lekë vetëm të shërohet ma ktheu. U thashë ta çoja në Turqi por doktori më tha jo, se gjëndja është shumë e rëndë.” i tha ajo gazetares.

Familje të tëra janë prekur nga virusi Covid, ndërsa një pjesë janë detyruar që të shtrohen në spital, pjesa tjetër po e kalon në shtëpi.

Marrë nga: Oranews 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flet nena e nje vajze te semure flet nena e nje vajze te semure

Sondazh

Poll