Aktualitet

FOTO- LAJM/ U vra nga efektivi, protestuesit shkruajnë emrin e Klodian Rashës tek “Muri i Kujtesës”

9 Dhjetor 2020, 16:39 Nga DOSJA
FOTO- LAJM/ U vra nga efektivi, protestuesit shkruajnë emrin e Klodian

TIRANË-Në “Murin e Kujtesës” ku janë të shënuar në formë simbolike me yje, efektivët e policisë së rënë në krye të detyrës, është shkruar dhe emri i Klodian Rashës.

Emri i 25-vjeçarit është shkruar nga qytetarët,  të cilët janë mbledhur pasditen e sotme për të protestuar kundër vrasjes së tij nga efektivi.

Qytetarët në protestë! Qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur para Ministrisë së Brendhsme dhe kërkojnë dorëheqjen e Ministri Sandër Lleshaj, dy ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Gjithçka ka nisur në orën 16:00 dhe prej orësh, të rinjtë vijojnë të ulërasin e të kërkojnë drejtësi për të riun që u vra.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll