Aktualitet

Flet motra e Klodian Rashës nga protesta: Erdha nga Italia dhe e gjeta në arkivol, ishte vëllai më i vogël, më ka prek në

9 Dhjetor 2020, 16:50 Nga DOSJA
Flet motra e Klodian Rashës nga protesta: Erdha nga Italia dhe e gjeta

TIRANË– Motra e Klodian Rashës është e pranishme në protestë. Përpara mediave ajo ka kërkuar drejtësi për të vëllanë, teksa në duar mbante një flamur kuqezi.

Ajo tregoi se priste që vëllain e saj ta shikonte shëndoshë e mirë kur të vinte nga Italia por e gjeti në arkivol. Më tej, e motra e Rashës shton se është shumë e prekur në zemër nga kjo ngjarje.

“E vranë kot. Kërkojmë të drejtën tonë. Isha në Itali dhe erdha me urgjencë sapo morëm vesh se çfarë ka ndodhur. Ka qenë djalë i mirë, nuk ka pasur asnjë problem, ka qenë shumë i qetë. Ka pas dhe një vajzë në jetën e tij, ishte nga Dibra. Kur erdha unë nuk e takova dot të gjallë, e pashë në arkivol. Më ka prek në zemër. Kam dhe dy vëllezër të tjerë, unë jam motra e vetme, ishte vëllai i vogël. Policia që është shtet të qëllojë njëherë në ajër…pastaj…jo ashtu, direkt në zemër,”- 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha protesta per klodian rashen klodian rasha protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll