Aktualitet

Çfarë ka bërë Taullai në Durrës? Mister ngjarja kriminale që e vuri në pranga në Kosovë, dihet vetëm zona

7 Dhjetor 2020, 19:18 Nga DOSJA
Çfarë ka bërë Taullai në Durrës? Mister ngjarja

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me ngjarjen kriminale që solli arrestimin e Indrit Taullait, në Kosovë.

Mësohet se bëhet fjalë për një krim të ndodhur në Durrës, që ka bërë që SPAK të lëshojë urdhër për vënien në pranga të ish-anëtarit të bandës së Durrësit, që la qelinë, vetëm tre vite më parë.

Por, gjithsesi, nuk dihet ende ngjarja konkrete. Madje, as koha në të cilën ka ndodhur ngjarja, për të ‘ngushtuar’ rrethin e dyshimeve. Taullai kishte vetëm tre vite që kishte lënë qelinë, dhe kohët e fudnit, Durrësi ka qenë një nga vendet më të goditura nga atentatet.

Por, ende nuk dihet nëse Taullai ka lidhje me ndonjërin prej atenteve apo ngjarjeve të bujshme. I gjithë ky arrestim është mbuluar me mister që mund të largohet me ardhjen e të arrestuarit në Shqipëri. Për momentin, Taullai po mbahet në Prizren, aty ku edhe u vu në pranga një ditë më parë në një qendër tregtare.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ne kosove indrit taullai indrit taullai arrestohet ne kosove indrit taullai indrit taullai

Sondazh

Poll